Politike 6 Tetor 2022, 11:09

“Shyqyr që të gjetëm, të kishim shpallur në kërkim”, Salianji-Çuçit: Je bërë si ata kriminelët që Policia i sheh, por nuk i kap dot!

Shkruar nga Pamfleti
“Shyqyr që të gjetëm, të kishim shpallur në

Fjalën në seancën e sotme plenare, deputeti i PD, Ervin Salianji e ka nisur duke ironizuar ministrin Çuçi nga fakti se prej kohësh ka kërkuar një interpelancë me të, por ai nuk dukej. Ai madje e krahasoi me kriminelët që policia i sheh po si kap dot. Ndër të tjera, ai e ka pyetur lidhur me aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje si edhe për situatën e krimit në vendin tonë.

“Zoti ministër faleminderit që të kemi sot, se të kemi shpallur në kërkim nga një muaj. Të kërkojmë me interpelancë e nuk gjendesh askund. Jemi bërë si ju dhe policia sheh kriminelët e nuk i kapni dhe ne të shohim përditë këtu por nuk të kapim dot për të kërkuar atë që të kanë ngarkuar qytetarët.

Prej 9 vitesh situata e kriminalitetit është e rënduar. Vrasjet, plagosjet, vjedhjet vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Të gjithë ndeshen me pafuqinë e drejtuesve të policisë së shtetit që reflektohet edhe të policët e thjeshtë. E kam kërkuar në kushte kur Shqipëria ishte përditshëm nën dhunën e kriminalitetit, shqetësim trafiku i paligjshëm i shqiptarëve dhe qeveria nuk pati asnjë reagim publik e jo më për të çuar përpara përgjegjësisë trafikantët. A ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin, nëse po cili, ka një objektiv të shkruar që duhet të punojë, masat e marra nga qeveria për të ndryshuar gjendjen e krimit të organizuar? A ka ndikuar dështimi i OFL dhe Vettingut për t’i dhënë krah krimit? Ju keni deklaruar se drejtori i policisë u shkarkua për mos arritjen e objektivit. Policia e paaftë të ndërhyjë të njerëzit që kanë lidhje me pushtetin. Sa është numri i subjekteve të konstatuara që kanë kryer ndërtime të paligjshme apo e kanë shkelur ligjin? Na vini listën e plotë të këtyre subjekteve. Sa është numri që IKMT ka referuar në prokurori për ndërtimet pa leje? A janë marrë masa apo kallëzuar penalisht zyrtar për kanë shkelur ligjin?”, u shpreh Salianji, në interpelancë me ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi.

Politike Kuvend salianji