alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Si Basha po e kërkon empatinë dhe fillimi i fundit i Berishës

17/10/2021, 16:13
ne Forum
A A
Si Basha po e kërkon empatinë dhe fillimi i fundit i Berishës

Si Basha po e kërkon empatinë dhe fillimi i fundit i Berishës

Basha është duke e peshkuar empatinë ngado dhe kjo falë edhe mbështetjes së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, që së fundi po mundohet ta qasë sa më shumë, madje deri edhe me begenisjen e delegacioneve amerikane të rangjeve inferiore. E gjitha kjo për t’i kujtuar militantëve pro-Berishë se problemi i tyre dhe i mbështetjes së Foltores është me SHBA-në, ndërsa PD-ja e vërtetë është SHQUP i Bashës.

Shkruan Ben Andoni


-Lexo edhe:

Një president i akuzuar jo vetëm si i korruptuar, por dhe si vrasës, që për mediat shqiptare nuk është lajm

Vizita e Pompeos: Si u rrëzua përralla me Soros e Berishës dhe Metës

Me firmat e mbledhura pas retorikës së gjatë ardhur nga “Foltorja” e Berishës, tashmë, pjesa që e përkrah ish-kryetarin e PD-së është fare e bindur se mbetet thjesht çështje ditësh kur ky vendim t’i imponohet strukturave të Partisë Demokratike. Më së pari, Kryesisë dhe Këshillit, të cilat kanë tagrin e nevojshëm ta mbledhin Kuvendin (por me miratimin e kryetarit (!)), kurse së dyti militantëve, që gjithsesi duhet ta përcjellin malin me firma në strukturat kryesore të PD-së për miratim. Për fat të keq, struktura statusore që është në PD nuk është vënë ndonjëherë përpara sfidave kaq të mëdha, kurse tashmë Berisha & Co as nuk e llogarisin më fare. Ashtu si ka ndodhur kurdoherë në këto 30 vite. Qesëndia e tyre shtrihet direkt te kryetari Basha, bashkë me anatemat që i derdhen nga çdo anë kryetarit të sotëm apatik, i cili po zgjedh të shpëtojë sërish me…procedurë. Kjo e ka bërë kryetarin aktual, që mefshtësinë e tij ta shndërrojë në një kërkese empatie nga publiku i gjerë. Nuk ndihet më nga PD-ja. Është i kursyer dhe madje e vlerëson Berishën. Dhe, sidomos po ruan ngarkesën e tepërt nga njerëzit që merren veçanërisht me PD-në, teksa ata po rrëshkasin një e nga një. I vetmi problem mbetet kompleksi i inferioritetit ndaj Ramës, që ky i fundit, megjithatë, ia ka zbutur me retorikën asnjëherë agresive dhe fyese ndaj tij, krahasuar me atë ndaj Berishës dhe të tjerëve. Paradoksalisht, është Basha që në parlament bën të fortin me një retorikë aspak të natyrshme për të, e paçka se arma e tij më e mirë do të ishte ajo që po përdor ndaj Berishës: heshtja dhe fjalët e kuruara.

Basha është duke e peshkuar empatinë ngado dhe kjo falë edhe mbështetjes së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, që së fundi po mundohet ta qasë sa më shumë, madje deri edhe me begenisjen e delegacioneve amerikane të rangjeve inferiore. E gjitha kjo për t’i kujtuar militantëve pro-Berishë se problemi i tyre dhe i mbështetjes së Foltores është me SHBA-në, ndërsa PD-ja e vërtetë është SHQUP i Bashës. Ndaj, kryetari aktual po mundohet të fitojë sa më shumë nga gabimet e agresionit verbal të kryetarit Berisha, i cili më shumë të përcjell në gabim dhe të kërkon vazhdimisht slogane të reja për të kamufluar pak trashë shqetësimin e vet. Si ajo e linjës së Konservatorëve, që Berisha hodhi më parë; apo e legalizimit të fraksioneve, fakt, që ai vetë nuk e ka përcjellë kurrherë si duhet.

Në të gjithë këtë tollovi, ku strukturat kryesore të PD-së janë të kryetarit Basha, më të humburit po duken njerëzit e thjeshtë të PD-së, ata që kërkojnë një garë reale dhe kandidatura të ndershme dhe me integritet përballë Njëshit demokrat, nëse strukturat do vendosin realisht. Por kjo ka pak gjasa të ndodhi, ndaj mbetet vetëm nëse PD-ja do të dijë t’i anashkalojë kaosit, ku sërish humbësit më të mëdhenj do jenë njerëzit e PD-së dhe mbi të gjitha shqiptarët e thjeshtë, që presin një alternativë të re.

Fillimi i fundit i Berishës është i dështuar që në nisje sepse nuk ka treguar de facto atë që gjithë njerëzit e kuptojnë qartë: shpëtimin e privilegjeve të veta nga të gjithë pasojat e “Non Grata”. Kurse de jure, ngarkesa emocionale që përcjell Berisha kundër beniaminit Basha është qesharake për atë fuqi reale që i dha kësaj kandidature pa emocion dhe kulturën e mjaftueshme politike për të drejtuar një formacion të tillë. Fakti, që në të gjithë këtë proces po paraqiten alternativa është të bën të besosh se: kjo garë është thjesht garë peshkimi empatie dhe jo ndryshim i PD-së.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Një president i akuzuar jo vetëm si i korruptuar, por dhe si vrasës, që për mediat shqiptare nuk është lajm

16/05/2022, 18:05
Forum

Vizita e Pompeos: Si u rrëzua përralla me Soros e Berishës dhe Metës

16/05/2022, 18:00
Forum

“Lakmitar, pazarxhi, i paskrupullt e i pabesë”, Romeo Kara: Nëse ka një kokë që punon 24 orë për poshtërsira, ajo është koka e Metës

16/05/2022, 15:45
Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu
Forum

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

16/05/2022, 10:13
Strategjia detare 2035
Forum

Strategjia detare 2035

16/05/2022, 9:27
Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta 'shpëtojë'
Forum

Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta ‘shpëtojë’

15/05/2022, 22:21
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë na pret 7 ditët e ardhshme në Shqipëri

Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë na pret 7 ditët e ardhshme në Shqipëri

Përfundon pjesa e parë/ Bajerni bën për 5 “Aspirina” Leverkusenin, kampionët e Gjermanisë shkërmoqin rivalin për titull (Video)

Përfundon pjesa e parë/ Bajerni bën për 5 “Aspirina” Leverkusenin, kampionët e Gjermanisë shkërmoqin rivalin për titull (Video)

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Mazhoranca në RMV del kundër zgjedhjeve të parakohshme, opozita paralajmëron hapa të reja

16/05/2022, 19:46

Raundi i parë zgjati 5 minuta dhe nuk u depozitua asnjë emër për President; çfarë nuk u pa në seancën e sotme në Kuvend (Fotot)

16/05/2022, 19:35

“Nuk duhet të ketë kundërshti, konflikt jo e jo”, Rama mesazh krerëve të bashkive dhe drejtuesve të degëve

16/05/2022, 19:32
Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me Liverpulin!

Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me Liverpulin!

16/05/2022, 19:31

Punësimet politike në administratë, Rama fajëson Metën: Ndodhën për shkak të LSI-së

16/05/2022, 19:24

“Më thërrasin Muharrem Berisha”, pas ish-gardistit në Lezhë, tjetër demokrat i tregon dashurinë Berishës

16/05/2022, 19:20
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës. Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm….

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #president #ilirmeta #vrases #shqiperi #media #austria
  • Si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #soro #ilirmeta #pompeo #nongrada #amerika
  • Qeveria nuk i ka sqaruar realisht amerikanët si qëndron puna, ndaj dhe ka një tërheqje dhe pasiguri deri në shtyrjen e projektit…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #edirama #amerika #mashtrime #skavica #projekte #qeveria

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In