Aktualitet19 Tetor 2022, 21:10

Si dështoi operacioni 400 mln euro për transferimin e Nejmarit te dy gjigantët e Premier Ligës në Angli

Shkruar nga Pamfleti
Si dështoi operacioni 400 mln euro për transferimin e Nejmarit te dy

Si dështoi operacioni 400 mln euro për transferimin e Nejmarit te dy gjigantët e Premier Ligës në Angli

PSG-ja bëri gjithçka për të shitur Nejmarin gjatë merkatos së verës, por pa sukses. Megjithatë, ofertat për yllin brazilian nuk munguan.

Njukasëlli dhe Çelsi u vunë në lëvizje gjatë verës së kaluar për të siguruar shërbimet e O’Ney me oferta serioze dhe marramendëse.

Braziliani po vlerësonte opsionet që kishte në dispozicion pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e PSG-së dhe shokun e skuadrës Kilian Mbape.

Sipas El Pais, pronarët sauditë të Njukasëllit kanë qenë në kontakt dhe të gatshëm ta blinin kapitenin e Brazilit nga PSG-ja gjatë merkatos së kaluar.

Operacioni do të kishte pasur një kosto prej 400 milionë eurosh në total për klubin anglez, duke përfshirë edhe një kontratë pesëvjeçare. Por Nejmari nuk është bindur të transferohej te bardhezinjtë.

Edhe drejtuesit e Çelsit kanë zhvilluar biseda për blerjen e sulmuesit. Londinezët donin ta huazonin Nejmarin dhe t’i paguanin një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, PSG-ja e ka refuzuar këtë ofertë duke pretenduar që Çelsi të paguante pjesën më të madhe të rrogës së lojtarit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës duket se nuk ka qenë kundër transferimit në “Stamford Bridge“ dhe kanë ndërmend të hidhen në sulm për të në merkaton e janarit.

Uncategorized Nejmar PSG sulmuesi brazilian