Bota22 Korrik 2022, 08:52

Si dështoi plani i Putinit për të “goditur” Evropën përmes spiunëve, rreth 400 operativë janë zbuluar dhe dëbuar

Shkruar nga Pamfleti

Planet e Moskës për të destabilizuar Europën përmes spiunëve janë venitur. Inteligjenca britanike pretendon se që kur nis lufta në Ukrainë, janë dëbuar nga vendet europiane plot 400 operativë të fshehtë rusë.

Richard Moore, i cili drejton Shërbimin e Inteligjencës Sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh se kjo shifër tregon se aktiviteti i spiunazhit rus në Evropë është përgjysmuar.

Ai i tha CNN në Forumin e Sigurisë në Aspen: “Në gjithë Evropën, janë dëbuar rreth 400 oficerëve të inteligjencës ruse që vepronin nën mbulimin diplomatik”.

Ai u shpreh se sipas të dhënave, këto largime kanë përgjysmuar aktivitetin e agjenturave ruse. Kreu i M16 shtoi se një numër i madh operativësh rusë  janë arrestuar dhe burgosur gjatë dekadës së fundit.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi një raport zbuloi se spiunët rusë janë aktivizuar dhe po godasin vendet e NATO-s. Një ushtri hakerash po kryen sulme kibernetike, duke përdorur Google Drive dhe Dropbox.

Sipas inteligjecës britanike, ata kanë synyr kryesisht bazat e NATO-s. Një zëdhënës i Dropbox tha për Sky Neës: “Ne mund të konfirmojmë se kemi punuar me partnerët tanë të industrisë dhe studiuesit për këtë çështje dhe kemi çaktivizuar menjëherë llogaritë e përdoruesve”. /Express.co.uk

Bota Putin spiune rusi