Politike13 Prill 2022, 21:55

Si do e heqësh njollën me Amerikën? Berisha “këndon” refrenin: Kam pasur 15 oferta lobimi për ‘non gratat

Shkruar nga Pamfleti
Si do e heqësh njollën me Amerikën? Berisha

'O turinjtë përshesh ose nënën', ish deputeti i PD rrëfen kujtimet nga fushata: Zgjedhja e vështirë krah Berishës

Sali Berisha ëndërron akoma një tërheqje të “non gratave” nga Amerika.

I gjendur në situatën më të vështirë në tërë karrierën politike, Sali Berisha vijon të përsërisë lartë e poshtë të njëjtin refren: “akuzat janë shpifje dhe se nuk kam bërë asnjë lobim edhe pse kam patur 15 oferta lobimi për të hequr non gratat. Nuk kam pranuar” që çështja të zgjidhet nga persona të tretë.

I ftuar në “Bardh a Zi”, Berisha pretendon se arsyeja e refuzimit të ofertave është për shkak se ai vendim është zero.

“Unë zgjodha si taktikë përballjen. Kam pasur 15 oferta që të më zgjidhnin problemin dhe i kam refuzuar. I kam refuzuar me idenë se nëse dikush afrohet për të zgjidhur problemin ligjërisht ai duhet të regjistrohet si lobist. Po ashtu i kam refuzuar sepse është një vendim zero.

E dyta unë nuk mund të negocioj për një vendim si në materie. Unë nuk kam shkuar në gjyq për të atakuar vendimin. Kam shkuar për shpifje. Kam bërë gjithçka për transparencë. Mund të merrja një kompani PR por nuk mora. Deri tani kam arritur, jo shumë por jo as pak.

‘Janë mbi 40 artikuj por edhe libër që është bërë Best Seller që provojnë këtë që them unë. Nuk ka asnjë fakt kundër meje. Nuk ke për të gjetur kurrë. Të gjitha akuzat kundër meje kanë qenë politike. Ndaj fëmijëve të mi janë rrëzuar në gjykata’, deklaroi Berisha.

Ai tha se fizikisht është më mirë se kur vendosi të tërhiqej në vitin 2013. “Sot po shkoj drejt 78 vjetëve. Nëse më pyet si ndihem, ju garantoj se sot ndihem të paktën 15% më mirë se ditën kur jam larguar. Unë jam njeri i asasionuar pas ecjes. Bëj 10 mijë hapa. Në vitin 2013, kur bëja 8 km bëja streçing për të qetësuar dhimbjet”- tha Berisha.

Politike Berisha lobim Non-Grata SHBA