Bota12 Maj 2022, 14:27

Si do të reagojë Putin ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO, tre skenarët e mundshëm

Shkruar nga Pamfleti
Si do të reagojë Putin ndaj anëtarësimit të

Si do të reagojë Putin ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO, tre skenarët e mundshëm

Paralajmërimet e Putinit drejtuar Finlandës për të mos u anëtarësuar në NATO duket se kanë dështuar. Pushtimi i tij në Ukrainë ka shkaktuar pikërisht asaj që ai i është frikësuar më shumë: zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s deri në kufijtë e Rusisë, shkruan BBC.

Pra, si do të përgjigjet ai?

Lëvizjet ushtarake

Tani për tani, Putin është përqëndruar në Ukrainë, kështu që nuk ka gjasa të bëjë ndonjë lëvizje të papritur në drejtim të Finlandës.

Trupat ruse afër kufirit të përbashkët 800 milje (1300 km) janë ridislokuar në jug. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai ka të ngjarë të lëvizë trupat më afër kufirit të Finlandës dhe të kryejë patrullime  ajrore dhe detare.

Lufta hibride

Sulmet kibernetike dhe spiunazhi kibernetik kanë vazhduar prej kohësh, me synim shumicën e shteteve europiane. Tani mund të pritet që këto të synojnë Finlandë dhe Suedinë nëse bashkohen me NATO-n.

Përmbysja e situatës

Putinit i pëlqen të luajë një lojë që zgjat dhe ai mund të vendosë që neutraliteti historik i këtyre dy vendeve nordike, do të thotë se çdo vendim për t’u bashkuar me NATO-n mund të anulohet.

Me kalimin e kohës, ai mund të zgjedhë të përpiqet të formësojë opinionin publik finlandez kundër NATO-s me ndihmën e programeve dhe llogarive të rreme.

Bota Finlande NATO skenar Vladimir Putin