
Warren Buffett, një nga njerëzit më të pasur në planet (me një pasuri personale prej 117 miliardë dollarë), ka treguar se cilat janë gabimet që bëjnë njerëzit me paratë dhe kursimet e tyre.
Buffett shprehet se “gabimi më i madh” është “mos mësimi i zakonit të kursimit siç duhet”.
“Një mënyrë për të kursyer para me lehtësi? Bëjeni automatikisht. Është një këshillë që ndoshta e keni dëgjuar mijëra herë, por kjo nuk e bën atë më pak efektive. Vendosni transferta automatike direkt nga paga juaj në llogaritë tuaja të kursimit në intervale të rregullta. Në këtë mënyrë nuk do t’i prekni kurrë paratë, por do t’i lini mënjanë. Pastaj çdo vit, nëse mundeni, përpiquni të rrisni kursimet tuaja’, tregon ai.
Në letrën e tij të vitit 2008 drejtuar aksionerëve të Berkshire Hathaëay, Buffett deklaroi se “çmimi është ai që paguani; vlera është ajo që merrni”.
Për të shmangur humbjen e parave duke paguar një çmim që nuk përputhet me vlerën e tij, Buffett sugjeron të kurseni para duke blerë artikuj me zbritje. “Pavarësisht nëse janë çorape apo aksione, më pëlqen të blej mallra cilësore kur janë me zbritje”, tha Buffett.