Showbiz31 Dhjetor 2022, 08:04

Si e festojnë shqiptarët Vitin e Ri, 5 zakonet që përsëriten çdo vit

Shkruar nga Pamfleti
Si e festojnë shqiptarët Vitin e Ri, 5 zakonet që

Nuk ka rëndësi cilit besim fetar i përkisni, nëse vazhdoni të besoni në magjinë e festave të fundvitit apo thjesht i konsideroni si ditë të zakonshme ku të gjithë vrapojmë pas konsumizmit, Viti i Ri vazhdon të mbetet i preferuari i shqiptarëve.

Krahas festimeve, të cilat nisin që nga trokitja e gotave gjatë dollive të ndryshme e deri tek plasja e ‘’municionit’’ të kapsollave e fishekzjarreve, shqiptarët kanë disa tradita që i dallojnë nga fqinjët e tyre.

1.Pastrimi i shtëpisë në çdo cep: Nëse menduat se do të mund të pushonit ditët e fundit të vitit gaboheni, pasi tradita e nënave dhe gjysheve nikoqire shqiptare kërkon që të pastroni çdo gjë në mënyrë që 2018-ta t’ju gjejë sa më mirë. Kështu që përgatituni të lani xhamat, tapetet dhe të gjithë perdet e shtëpisë.

2.Sallata ruse: E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë sallatë ruse? Mos u mendoni gjatë, ka qenë pikërisht gjatë darkës së fundvitit të 2016-ës. Eh pra, sallata ruse shfaqet dhe zhduket nga tryeza vetëm një herë në vit.

3.Mish dhe vetëm mish: Gjeli i detit është krenaria e tryezës, por nuk mjafton me kaq pasi krahas tij në tryezë ka vend edhe për qofte shtëpie, mish viçi, qengji dhe dhie. Për të mos harruar rostot klasike dhe biftekun. E dimë që nuk mund t’i hani të gjitha në një ditë, por ato duhet të jenë aty.

4.Edhe një gotë, edhe një gotë: Në tryezë nuk mungon asnjë markë alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jenë aty.

5.Leku në byrek: Një tjetër traditë e këndshme e tryezës festive të Vitit të Ri është leku i fshehur në byrek, kush do ta marrë dhe a do t’i sjellë fat vërtetë? Kureshtja arrin deri në atë pikë sa të prishni formën e rij vetëm për të gjetur ku fshihet monedha.

Lifestyle Viti i Ri