Aktualitet22 Gusht 2022, 08:03

Si e instruktonte Enver Hoxha Sigurimin e Shtetit?

Shkruar nga Pamfleti
Si e instruktonte Enver Hoxha Sigurimin e Shtetit?

Si e instruktonte Enver Hoxha Sigurimin e Shtetit?

Vitin 1950 ishte ndër vitet më të vështira që po kalonte regjimi i Enver Hoxhës. Dy vite më parë ishin prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë, duke kaluar në një armiqësi të hapur mes dy vendeve, e cila shprehej më së shumti në dërgimin e bandave të armatosura nga Jugosllavia, me qëllim rrëzimin e qeverisë së Enver Hoxhës. Po ashtu, një vit më parë në kufirin Juglindor, në qarkun e Korçës, Ersekë e Bilisht sapo ishin zhvilluar “Provokacionet e Gushtit”, ku trupat greke hynë në tokë shqiptare dhe u përballën me Forcat e Armatosura shqiptare.

Në këtë kontekst kohor, merr vlerë edhe një dokument historik i rrallë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, me titull “Relacion – propozim për marrie masash ne Rrethin e Korçës”, datë 25.11.1950, i hartuar nga Kadri Hazbiu, miratuar nga Mehmet Shehu, që i drejtohej Enver Hoxhës.

Ky dokument është i rëndësishëm në disa aspekte:

E para, në të flitet për gjendjen në rrethin e Korçës dhe masat që Ministria e Brendshme i propozonte për miratim Enver Hoxhës, sa i përket goditjeve ndaj “elementit armik”, që duhej të ndërmerreshin.

E dyta, me laps blu në anë të letrës, Enver Hoxha jep dakordësinë si edhe porositë përkatëse në rastet kur është dhe nuk është dakord me propozimet. Pra, në pikëpamje historike, si pak herë, këto shënime nga dora e Enver Hoxhës i japin vlerë dokumentit.

E treta dhe më e rëndësishmja, nga ky dokument kuptojmë qartë se si funksiononte veprimtaria e  Sigurimit të Shtetit. Për gjithçka e çdo gjë, e sidomos për goditjet e planifikuara ndaj “armiqve”, merrej miratimi i Hoxhës.

Në fund të shkresës. Mehmet Shehu shkruan me dorën e tij: Shoku Komandant, Ky propozim behet mbas një analize që i është bërë punës së Korçës si këtu në qendër ashtu edhe në terren. Atje u dërgua Kadriu disa ditë. Unë jam dakord me propozimet e Kadriut. Major Edip Çuçin duhet t’a transferojmë në qendër vetëm mbasi t’a zëvendësojmë (d.m.th. mbas 1-2 muajsh). Presim mejtimin tuaj”.

Pasi e lexon shkresën, Enver Hoxha shkruan, më saktë urdhëron, duke shkruar në fund të saj: “Të nxirren më pak në gjyq. Derisa janë të një natyre fajet (flas për gjyqin e kafet). Rasti te bëhet me dyer te mbyllura. Për të tjerat shif shënimet në anë dhe jam dakord”.

Më poshtë po japim shkresën e plotë. Në transkriptimin e saj, po japim të integruar edhe udhëzimet e shkruara në anë të shkresës nga Enver Hoxha, me laps blu.

***

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE
MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME

“Drejtoria Sig. Shtetit”                                                                      V.F.  L.P.

RELACION

Propozim per marie masash ne Rrethin e Korçes

Me arrestimet qe u bene ne Gushtin e këtij viti, ne rrethin e Korçes, iu dha nj’i goditje e mire elementit armik dhe punës se tij t’organizuar ne kete rreth. Si rezultat i kësaj goditje, armiqtë per nji kohe humben kurajon e punës, lidhjet midis njeri tjetrit dhe ne përgjithësi u ç’orientuan. Mir po kjo goditje nuk qe aqe me baza qe te derterminonte nji shpartallim te plote te punës armike ne rrethin e Korçes.

Nga te dhënat agjenturale tani se fundmi del se përsëri ka filluar nji aktivitet pak ose shume i gjere. Mbështetja kryesore janë mbeturina te organizatës se goditur ner katunde dhe disa elemente kryesore ne qytet. Këta te fundit njiheshin qe me pare si te tille por nuk u goditen qe ne fillim mbasi nga ana jone synohesh qe te grumbulluar sa me shume material rreth tyre.

Me qellim qe te behet nj’i spastrim i mire nga elementet me te rrezikshëm, qe te prishem te gjitha mundësit qe ekzistojnë per nje zgjerim te mëtejshëm te punës armiqesore ne kete rreth dhe per te penguar shtrirjen e kësaj pune spiunazhi edhe ne rrethe te tjera (simptomat e se cilës duken sot; propozoj te meren këto masa:

1.     Te zhvillohet nje gjyqe i hapet ne qytetin e Korçes. Ne kete gjyqe te dalin 13 nga elementet me kryesore qe janë arrestuar ne Gushtin e këtij viti, emrat e te cilëve janë: Shefki E, Ismail M, Seit A. J, Hasan M, Sabri Ç, Veli B, Demir B, Hysen P, Sulejman F, Hiqmet Ç, Ahmet I, Nezir H dhe Shaban Z. Me përjashtim te tre personave te fundit te cilët mund te lirohen si te pa fajshëm gjith te tjerët janë t’atille qe mund te marrin dënime te ndryshme deri ne ate kapital.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës: Shumë veta – Mundet dhe më pak

Ne zgjedhjen e këtyre 13 elementeve ne kemi pase parasyshe: gatshmerin e tyre per te fole para gjyqit dhe se puna e tyre eshte thjesht pune spiunazhi. Midis tyre ka elementa te rekrutuar si agjente te rregullt te spiunazhit Grek qysh nga vitet 1932, 1936 dhe me vone.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës: Dënimet të jenë proportionale

2.     Nga Gjyqi Special i Sigurimit te gjykohen gjashte bashkepunetore tradhetare Feti M, Argjir Z, Sabri G, Fidarije M, Shyqeri B dhe Reshat K. Midis tyre Feti M dhe Sabri G janë edhe elementa kryesor persa i përket bashkëpunimit me diversantët e ardhur nga Greqia. Per këta te dy do te jete mire te dënoheshin me vdekje. Nje gjyqe i tille do te ndihmoje Sigurimin ne punën e tij operative me agjenturën sepse kohet e fundit vihet re nje lëkundje e ekzagjeruar ne gjithë agjenturën e këtij rrethi.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës për pjesën e nënvizuar: Dakord

3.     Te internohen familjet e 21 diversanteve qe hyjnë duke ardhur nga Greqia dhe Jugosllavia. Gjithsejt kapin shifrën 87 fryme. Veç kësaj te internohen dhe 36 individe te tjerë te zgjedhur nga familjet e atyre njerzeve qe janë arratisur kohet e fundit.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës për pjesën e nënvizuar: Dakord. Këtu me më shumë studim se mund që të jenë shumë. Më të rrezikshmit dhe kulakë ose … (pa lexueshme) kryesisht.

Nje mase e tille do te influencoje shume ne përmirësimin e situatës, do te heqi nga terreni praktik nje sere bazash te favorshme per diversantët dhe do te vleje per nje difernecim ne radhët e te arratisurve te këtij rrethi ne Greqi dhe Jugosllavi.

4.     Te arrestohen per t’u mbajtur ne burge 13 elementa nga me kryesoret e kësaj pune per te cilët esht grumbulluar material i mjaftueshëm. Nga këta 6 nga qyteti i Korçes dhe 7 nga katundet përreth. Emerat e tyre janë 1) Sali M avukat ne Vlore, 2) Misto K, 3) Ali Q, 4) Koçi C, 5) Themisto P, 6) Dhimosten K, 7) Foto R, 8) Murat E, 9) Nazmi M, 10) Zenel G, 11) Setki K, 12) Shaban Q dhe 13) Qerim C. Njiherit t’arrestohen per këshillim dhe lirim 16 veta te tjerë nga qyteti i Korçes dhe nga katundet përreth.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës për pjesën e nënvizuar: Dakord.

5.     Kohet e fundit vihet re ne menyre te theksuar se ne kafet dhe klubet e Korçes flitet haper per kondra Pushtetit tone. Kjo u eshte bere zakon sidomos disa njezve te njohur si pijanecë dhe lafazane kafenesh. Këta kane arritur te komentojnë evenimente te situatës kondra nesh dhe ne sy te njerëzve te Partis dhe Pushtetit. Ky fakt tregon se ne vetvehte nji fare kurajo te tepruar qe kane marre elementet kundershtare ne tere rrethin e Korçes dhe sidomos ne qytet.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës për pjesën e nënvizuar: Dakord.

Mendoj qe pese nga këta elementa te njohur si parullaxhi dhe disfatiste te demaskohen dhe ne te njëjtën kohe te arrestohen dhe ti jepen gjyqit si te tille.

6.     Te hiqet nga funskioni si Kryetar i Deges se Puneve te Mbrendshme major Edip Çuçi, si njeri qe me gjithë se harxhon tere mundësit e tij per mbarëvajtjen e punës nuk mund te përballoj situatën n’ ate rreth.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës për pjesën e nënvizuar: Dakord.

7.     Masat qe propozohen me lart te merren me njihere mbas mbarimit te festes te “29 Nendorit” dhe te shoqërohen me nji operacion me te forte nga ana e forcave ndjekëse te Birgades se Sigurimit.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës për pjesën e nënvizuar: Dakord.

8.     Nga ana e partisë do te jete mire te meret ne studim spastrimi i organizatës se Korçes nga nji muner i vogël Antare partije te cilët dalin pak ose shume te implikuar ne vepritmari armiqesore apo me abuzime te ndryshme ne detyrat e tyre.

Me laps blu, Enver Hoxha shkruan në anë të shkresës për pjesën e nënvizuar: Dakord. Të merret në studim.

Tirane me 25.XI.950                                 Nd. MINISTRI PUNEVE TE MBRENDSHME

Kolonel

(Kadri Hazbiu)

Nënshkrimi

Shënim i Mehmet Shehut (me shkrim dore):

Shoku Komandant,

Ky propozim behet mbas një analize që i është bërë punës së Korçës si këtu në qendër ashtu edhe në terren. Atje u dërgua Kadriu disa ditë. Unë jam dakord me propozimet e Kadriut. Major Edip Çuçin duhet t’a transferojmë në qendër vetëm mbasi t’a zëvendësojmë (d.m.th. mbas 1-2 muajsh). Presim mejtimin tuaj –

25.11.1950                                                                                    Mehmet Shehu (nënshkrim)

Shënim i Enver Hoxhës (me laps blu, ne fund te shkresës):

Të nxirren më pak në gjyq. Derisa janë të një natyre fajet (flas për gjyqin e kafet). Rasti te behet me dyer te mbyllura. Për të tjerat shif shënimet në anë dhe jam dakord.

25/11/1950                                                            Enver (nënshkrimi)

Shënim me laps blu:

Të zbatohet konform vërejtjevet të sh. Komandant e atyre që kam bërë unë.

Mehmet (nënshkrimi)

27.11.50/vox

Dossier Enver Hoxha Sigurimin e Shtetit