alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

16/05/2022, 10:46
ne Editorial, Kryesore
A A
Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

Pa lot, por me buzëqeshje dhe krenari, Yuri Kim ka shpalosur se SHBA mbështet edhe me paratë e taksapaguesve të vendit të saj ruajtjen me fanatizëm të trashëgimisë europiane dhe perëndimore të Shqiptarëve.

Ceremonia e zhvilluar dje në Kalanë e Prezës nga ambasadorja amerikane në Tiranë, është simbolika e tretë, në radhën e qëndrimit të qartë të SHBA për të ndaluar neotomanizmin që ka tentuar Rexhep Tajip Erdogan me ‘dostin’ e tij Edi Rama.


-Lexo edhe:

“S’u zë besë, e njoh Serbinë më mirë se Rama”, Kurti: Vuçiç kërkon të destabilizojë Ballkanin!

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrest për zv/drejtorin kontrovers Albert Nushi, si manipuloi ngjarjen dhe lidhjet me rastin “Babale”

Ambasada amerikane, ka ndërmarrë me nismë personale të Yuri Kim, financimin, prokurimin dhe ndjekjen e punimeve të restaurimit të trashëgimisë më të rëndësishme të historisë properëndimore të Shqipërisë- epokës së GjergjKastriotit.

SHBA ka restauruar tre objektet kyçe të periudhës së Skënderbeiadës: Kullën e Kalasë së Krujës, mauzoleumin e Skënderbeut në Lezhë dhe kullën e Kalasë së Prezës. E cila ishte një nga fortesat kyçe të shtetit shqiptar që ngriti Gjergj Kastrioti.

Por, Preza ka një simbolikë edhe më të rëndësishme. Disa vjet më parë, poshtë mureve të Kalasë së Prezës, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mbajti një shfaqje të fortë të idesë së tij neotomaniste në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri.

TIKA, agjencia qeveritare turke për fondet kulturore financoi në restaurimin e xhamisë në oborrin e kalasë së Prezës, si për ta nënvizuar trashëgiminë otomane të këtij siti historik të Shqipërisë.

Por, Erdogan nuk mjaftoi me kaq, ai zhvilloi një miting të madh në Prezë, ku i dha zë asaj që turqit e quajnë “sentiment vllazëror të shqiptarëve” ndaj Portës së Lartë. E mbahet mend mizanskena apo pantonimi, ku pas një recitimi të një nxënësje të medresesë së Shkodrës së një poezie me temë religjoze turke, Erdogan u përlot në sy të gruas së tij, Emines, që i dha shaminë të fshijë lotët.

Mallëngjimi i Erdogan ishte mjaft simbolik: i prekur nga ndjenjat e shqiptarëve ndaj trashëgimisë së Portës së Lartë dhe kuptimit që ka aleanca me Turqinë, duke i dhënë më shumë sesa gjeopolitike, një peshë identitare.

E pikërisht sinjali amerikan është qartësisht një shuplakë ndaj kësaj përpjekje. Pa lot, por me buzëqeshje dhe krenari, Yuri Kim ka shpalosur se SHBA mbështet edhe me paratë e taksapaguesve të vendit të saj ruajtjen me fanatizëm të trashëgimisë europiane dhe perëndimore të Shqiptarëve.

Dhe këtë ajo e ka deklaruar hapur në Prezë, duke e quajtur këtë si një investim për të ardhmen, që përfaqëson edhe një goditje ndaj veseve anadollake të Edi Ramës.

Ambasadorja e SHBA,  u shpreh se askush nuk do donte të kthehej sërish te e shkuara, por të ecim drejt të ardhmes për t’u bërë sërish madhështorë. Ajo deklaroi se është admiruese e Skënderbeut, teksa u shpreh se sot kjo është toka e fëmijëve.

“Ky ishte vendi ku donin ta nisnim. Kjo javë parashikon shumë koncerte. Ne deshëm ta nisnim që këtej. Jo si një përceptim për të shkuarën. Kjo është për të ardhmen. Ju mund të mendoni se ne jemi këtu për të ruajtur të shkuarën dhe për të adhuruar të shkuarën por ne jemi këtu për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim në të shkuarën dhe ne mund të ngrihemi sërish madhështorë.

Nuk mendoj se dikush do donte të kthehej te e shkuara por ne duam të bëjmë përpara drejt të ardhmes. Kur e shikojmë një sit të tillë është e mrekullueshme. Kjo është toka e Skëndërbeut. Unë jam admiruese e madhe e tij. Ju nuk po mendoni që është toka e Skënderbeut.

Por është më shumë se kaq. Është toka e fëmijëve tanë. Jemi të kënaqur që jemi këtu së bashku me të ardhmen. Ne mund të mësojmë nga mësimet e të shkuarës. Nëse diçka shkatërrohet ne do ta rindërtojmë. Nëse vëmë tullë mbi tullë për të ardhmen ne mund ta bëjmë këtë të gjithë së bashku”, deklaroi Yuri Kim.

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, Uashingtoni ka vendosur një gur kilomentrik të qëllimit mbi shekullin e ri të kësaj aleance. Që duhet të rinisë nga Gjergj Kastrioti…/Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

"S'u zë besë, e njoh Serbinë më mirë se Rama!" Kurti: Vuçiç kërkon të destabilizojë Ballkanin
Kryesore

“S’u zë besë, e njoh Serbinë më mirë se Rama”, Kurti: Vuçiç kërkon të destabilizojë Ballkanin!

27/06/2022, 21:38
Kronike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrest për zv/drejtorin kontrovers Albert Nushi, si manipuloi ngjarjen dhe lidhjet me rastin “Babale”

27/06/2022, 20:19
Forum

Mos-hapja e negociatave me BE dhe koha për bashkimin Shqipëri-Kosovë

27/06/2022, 18:51
Bota

“I poshtër dhe tinëzar”, shokët e klasës rrëfejnë fëmijërinë e Putinit dhe historitë e dështuara të dashurisë; si u fiksua pas KGB-së

27/06/2022, 18:14
Bota

Rusia shkakton terror në Ukrainë, sulmon me raketa qendrën tregtare; brenda saj mbi 1 mijë persona

27/06/2022, 17:00
Bota

NATO blindon kufijtë e aleancës, 300 mijë trupa në gatishmëri kundër Moskës; për herë të parë masa edhe ndaj Kinës

27/06/2022, 16:09
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Foto Ilustruese

Duartrokiti "dështimin e guvernatores", Kim injoron totalisht Berishën: Shqipëria model, doli nga shtypja e po kontribuon për botën

“Nuk ka rëndësi kush është në pushtet”, Pompeo mesazh të fortë politikës: SHBA do të ndihmojë për të zhdukur korrupsionin!

“Nuk ka rëndësi kush është në pushtet”, Pompeo mesazh të fortë politikës: SHBA do të ndihmojë për të zhdukur korrupsionin!

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

28/06/2022, 0:00
Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

28/06/2022, 0:50

Raporti i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

28/06/2022, 0:52

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In