Anti-Mafia23 Gusht 2022, 11:32

Si e shpërfillën rekomandimin e NATO-s më 3 mars Ilir Meta dhe Edi Rama, për ngritjen e njësive mbikëqyrëse speciale ndaj veprimit rus

Shkruar nga Pamfleti
Si e shpërfillën rekomandimin e NATO-s më 3 mars Ilir Meta dhe

Si e shpërfillën rekomandimin e NATO-s më 3 mars Ilir Meta dhe Edi Rama, për ngritjen e njësive mbikëqyrëse speciale ndaj veprimit rus

Këshillit i Atlantikut të Veriut, i propozoi 10 ditë pas sulmit rus në Ukrainë/ Ndoshta, mos ngritja e këtyre njësive speciale gjurmuese e zbuluese prej dyshes Metaj- Rama, u bë prej frikës se hetimi i tyre i pavarur, do t’i çonte te spiuni rus brenda Presidencës dhe te shumë grupe ruse- serbe, që kanë hyrë e veprojnë me licenca qeveritare në Shqipëri, si biznese me maska amerikane, italiane, zvicerane, belge, holandeze e angleze, siç ishte dhe “anglezi” Damir Fazlliç me bosët rusë, serbë e bjellorusë në sektorët e energjisë dhe rrugëve

Incidenti i vrojtimit dhe sulmit rus në Uzinën Ushtarake të Gramshit, i konfirmuar që ndodhi prej shpërfilljes së plotë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, sehirit të Presidencës e neglizhencës së krejt zinxhirit ekzekutiv të shërbimeve  të specializuara.

Por nga ministrat karagjozë e plaçkaxhinj, Niko Peleshi e Bledar Çuçi, alarmi publik për sulmin te uzina e Gramshit, u quajt “gallatë verore me ca rangalla që filmohen prej blogerëve aventurierë”, ndërkohë që prokuroria deklaroi se janë veprime të  mirëfillta agjenturore.

Nëse një incident i tillë, do ndodhte qoftë dhe në Maqedoni si shtet i NATO-s, ministri i  Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes, do ishin shkarkuar e do ishin çuar para drejtësisë për shpërdorim detyre, me pasojë krijim kushtesh për veprim të agjenturave të shteteve armike.

Por përgjegjësia institucionale, për pasigurinë kombëtare në çdo sektor e deri brenda objekteve sekrete ushtarake, është e shefit kryeministër të Çuçit e Peleshit dhe e ish-Presidentit Ilir Meta.

E themi këtë, për faktin se kryeministri aktual dhe ish-presidenti i larguar para 1 muaj, nuk kanë zbatuar një rekomandim të NATO-s, dhënë për marrjen urgjente, të masave speciale të sigurisë kombëtare, në raport me veprimin e agjenturave ruse e shteteve aleate si Bjellorusia, Serbia etj.

P sh., më 3 mars 2022, vetëm 10 ditë pas sulmit rus në Ukrainë, Këshillit i Atlantikut të Veriut (NAC) me Shkresë KA-1234-AL, i dërgoi një kërkesë- rekomandim Presidentit Ilir Meta e Kryeministrit Edi Rama.

Në këtë shkresë, i kërkonte që brenda datës 3 prill 2022, Shteti Shqiptar të krijonte disa njësi speciale gjurmimi të veçanta e të pavarura nga qeveria, për të mbikëqyrur veprimin rus në zonat ushtarake, rezervat e shtetit, energjetikës, bankave, porteve, aeroport, dogana kufitare etj.

Këtë rekomandim me afat të përshpejtuar 1 muaj për zbatim, Këshilli i Atlantikut të Veriut e dha, sepse kishte dhe ka informacione të detajuare, që Rusia me aleatët e saj politikë, ushtarakë e ekonomikë kanë  filluar ndikim, depërtim, veprime dominuese e destabilizuese në Shqipëri.

Por Ilir Meta e Edi Rama, që gjoja ishin në konflikte personale, nuk e filluan procesin për ngritjen e këtyre njësive speciale që rekomandoi Këshilli i Atlantikut të Veriut, prandaj doli që agjentë rusë u futën dhe në uzinat sekrete ushtarake.

Ndoshta, refuzimi i ngritjes së këtyre njësive speciale gjurmuese e zbuluese prej Ilir Metajt, u bë prej frikës se hetimi i tyre i pavarur, do t’i çonte te spiuni rus brenda Presidencës.

Ndërsa frika e Edi Ramës, mund të ketë lidhje me  shumë grupe ruse- serbe, që kanë hyrë e veprojnë me licenca qeveritare në Shqipëri, si biznese me maska amerikane, italiane, zvicerane, belge, holandeze e angleze, siç ishte dhe “anglezi” Damir Fazlliç me bosët rusë, serbë e bjellorusë në sektorët e energjisë dhe rrugëve.

Rasti i hyrjes së rusëve në uzinën e Gramshit, tregoi se ndikimin në mendim është vështirë ta ndalosh, ndërsa veprimet izolohen, ndalohen e goditen, prandaj u kërkua ngritja e këtyre njësive mbikëqyrëse speciale, jashtë strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme e SHISH, jo si mbivendosje, por si gjurmim- zbulim i pavarur e i përforcuar./Pamfleti

Anti-Mafia #Rekomandimi i NATO-s Edi Rama Ilir Meta