Sport29 Dhjetor 2022, 17:49

Si e zbuloi Shakira tradhtinë e Pique-s?

Shkruar nga Pamfleti
Si e zbuloi Shakira tradhtinë e Pique-s?

Si e zbuloi Shakira tradhtinë e Pique-s?

Po bëhen thuajse 6 muaj që kur doli lajmi se Shakira dhe Pique janë ndarë. Ata ishin një ndër çiftet më të dashur për publikun dhe ndarja e tyre ishte e papritur dhe mërziti shumë nga fansat e tyre.

Ata i dhanë fund marrëdhënien së tyre 12-vjeçare, ku nga kjo marrëdhënie kanë dy fëmijë, Sasha dhe Milan. Ky raportoj thuhej se ishte goditur prej kohësh, por goditja finale erdhi në momentin kur Shakira zbuloi tradhtinë e partnerin të saj, me një student katalanase.

Pak kohë më vonë, futbollisti zyrtarizoi lidhjen, duke nënkuptuar se marrëdhënie e tij me studenten katalanase, nuk ishte thjesht diçka momentale, apo një gabim i çastit, por një relacion që kishte zgjatur në kohë.

Gjatë këtyre muajve, Shakira dhe Pique janë detyruar të lënë pas inatet dhe të ulen për të diskutuar lidhur me kujdestarinë e fëmijëve, ku pas shumë përpjekjesh arritën të dakordësonin.

Marrëveshja e arritur disa javë më parë parashikon që Sasha dhe Milan të shkojnë të jetojnë me nënën e tyre në Miami, me mundësinë që futbollisti t’i shoh ata për disa ditë në muaj, si dhe gjatë periudhave të festave.

Së fundmi janë zbuluar edhe disa prapaskena, lidhur me mënyrën se si e mori vesh Shakira tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Do të habiteni nëse do t’iu themi “reçeli”. Po ishte pikërisht kjo. Shakira e dinte shumë mirë se futbollisti nuk e hante reçelin dhe kur ajo nuk ishte në shtëpi, dikush e konsumonte atë vazhdimisht.

Ishte programi “Socialite” në kanalin spanjoll Telecinco, që zbuloi këtë detaj për publikun, ku gjithashtu zbuloi se ushqimi i preferuar i partneres së Pique, ishte “Toast Ëith Jam” nga Clara Chia Marti, partnerja e re e Pique.

Gjithsesi tashmë Shakira është gati për të nisur një jetë të re, dhe me siguri tani nuk ka kush “ia ha reçelin”.

Sport pique Shakira