Dy boksierët po përgatiten për duelin e tyre që do ta kenë në Arabi, në fund të muajit gusht. Para kësaj ndeshjeje, Xhoshua dhe Usyk, janë takuar, ku kanë shkëmbyer edhe disa fjalë.
Enthoni Xhoshua nuk ka lënë anash situatën në Ukrainë, duke tentuar ta motivojë kundërshtarin e tij që është ukrainas. “Si është familja?”,- e pyeti Xhoshua boksierin ukrainas Usyk, i cili iu përgjigj: “Mirë”. “Çdo gjë që po ndodh në Ukrainë… mbaje kokën lart”,- ka shtuar boksieri britanik më pas.
Të dy boksierët rivalë shkundën duart pas këtij shkëmbimi fjalësh, në shenjë respekti të dyanshëm. Ukrainasi Usyk aktualisht mban titujt e kampionit, të cilët i fitoi pikërisht ndaj britanikut Xhoshua, në shtatorin e kaluar.
🗣️ "How's your family?" 💛
Go behind the scenes in Jeddah for the #UsykJoshua2 #RageOnTheRedSea launch: https://t.co/VI98AVTvh1 pic.twitter.com/81liR1AD9P
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) June 26, 2022