alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Si filluan “telashet” në Irlandën e Veriut, që në 30 vjet shkaktuan mijëra viktima

21/11/2021, 21:15
ne Histori
A A
Si filluan “telashet” në Irlandën e Veriut, që në 30 vjet shkaktuan mijëra viktima

Për 30 vjet Irlanda Veriut ka qenë e prekur nga një periudhë e dhunës sektare vdekjeprurëse e njohur si “Telashet” (Troubles). Ajo kohë ishte e mbushur me shpërthime bombash të vendosura në makina, trazira publike, dhe vrasje për hakmarrje që ndodhën nga fundi i viteve 1960 deri në fundin e viteve 1990.


-Lexo edhe:

Historia na tregon se çfarë lloj revolucioni lind nga një pandemi

Historia e Gondolës veneciane korrupsion, pasuri, bukuri

Tensionet dhe aktet e dhunës ishin produkt i konflikteve shekullore midis Irlandës kryesisht katolike dhe Anglisë me shumicë protestante. Tensionet degraduan në dhunë në fundin eviteve 1960, duke shkaktuar rreth 3.600 njerëz të vdekur dhe më shumë se 30.000 të plagosur.

Origjina e trazirave daton qënë shekujt e luftës, në të cilat populli kryesisht katolik i Irlandës u përpoq që të çlirohej nga sundimi britanik (me shumicë protestante). Në vitin 1921, irlandezët luftuan me sukses për pavarësinë e vendit, dhe Irlanda u nda në dy pjesë:Shteti i Lirë Irlandez, që ishte thuajse tërësisht katolik, dhe Republika më e vogël e Irlandës së Veriut, e cila ishte kryesisht protestante, por me një pakicë të konsiderueshme katolike.

Ndërsa Irlanda ishte plotësisht e pavarur, Irlanda e Veriut mbeti nën sundimin britanik, dhe komunitetet katolike në qytete si Belfast dhe Derri ankoheshin vazhdimisht për diskriminim dhe trajtim të padrejtë nga qeveria dhe nga forcat e policisë të kontrolluara nga protestantët. Me kalimin e kohës, dy forca kundërshtare u rreshtuan kundra njëra-tjetrës:nacionalistët katolikë kundër “besnikëve” (ndaj Anglisë) protestantë.

Gjatë viteve 1960, një brez i ri nacionalistësh të rinj katolikë, filluan që ta shohin lëvizjen për të drejtat civile në SHBA, si një model për t’i dhënë fund asaj që ata e shihnin si njëdiskriminim të pacipë anti-katolik në vendin e tyre.

“Kishte një diskriminim sistematik sa i përket strehimit dhe vendeve të punës”-thotë Xhejms Smith, profesor i historisë në Universitetin e Notrë Dam, që u rrit në Belfast. “Punëdhënësi më i madh në Belfast ishte kantieri detar, dhe aty 95 për qind e punonjësve ishin të besimit protestant. Në qytetin e Derrit, me 2/3 e popullatës katolike, zonat elektorale ishin ndarë aq keq saqë politikisht kontrolloheshin prej 50 vitesh nga protestantë”- thekson ai.

Udhëheqësit e rinj nacionalistë si Xhon Hjum, Ostin Kurri dhe Bernadet Devlin refuzuan qëta pranojnë statuskuonë. Ata po ndiqnin me vëmendje atë që po ndodhte në Shtetet e Bashkuara, dhe si protestat masive paqësore kishin tërhequr vëmendjen ndaj gjendjes së vështirë të amerikanëve zezakë që jetonin të diskriminuar.

“Ata morën si shembull lëvizjen amerikane për të drejtat civile, dhe një nga këngët e kënduara në Irlandën e Veriut ishte “We Shall Overcome”(ne do t`ia dalim)- shton Smith që në vitin 2017 ka botuar një libër me titull “Kujtesa e Telasheve:Kundërshtimi i së kaluarës së fundit në Irlandën e Veriut” .

Më 5 tetor 1968, ata planifikuan një marshim proteste përgjatë rrugës Djuk në Derri. Me atë tubim aktivistët nacionalistë donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj politikave diskriminuese të strehimit, që kishin sjellë një ndarje de facto përgjatë linjave sektare dhe fetare.

Leja për marshimin u refuzua nga qeveria e Irlandës së Veriut, por protestuesit e kundërshtuan urdhrin dhe u mblodhën më 5 tetor me tabela ku shkruhej “Një njeri, një votë!”dhe “Rrëzoni sektarizmin!”.Turma filloi të ecte, por u bllokua nga një kordon policori policisë mbretërore e Ulsterit (RUC). Kamerat filmuan imazhe të oficerëve të RUC që rrihnin marshuesit me shkopinjtë e gomës.

“5 tetori 1968 ishte momentin kur filluan “Telashet”, dhe ato imazhe filmike mbeten tëgdhendura në kujtesën e njerëzve”- thekson Smith. Dhuna policore atë ditë, i shtoi tensionet midis nacionalistëve katolikë dhe protestantëve, dhe krijoi terrenin për përleshje edhe më të dhunshme.

Në ditën e Vitit të Ri, 1969, aktivistët nacionalistë u frymëzuan nga marshimi historik i Martin Luter King Jr. në Selma të SHBA-së, dhe organizuan një marshim nga Belfasti, kryeqyteti i Irlandës së Veriut, deri në Derri, në “kryeqytetin e padrejtësisë” siç e quajtiBernadet Devlin.

Marshimi kalonte në mesin e bastioneve të njohura protestante, ku edhe kërcënimi i dhunës ishte i dukshëm. RUC i shoqëroi protestuesit nacionalistë gjatë marshimit të tyre shumëditor,derisa ata arritën në Urën Bërntolet në periferinë e Derrit.

Në atë moment, kujtojnë protestuesit, policët vendosën helmetat në kokë dhe bënë gatimburojat e tyre, sikur të prisnin trazira. Gjatë asaj kohe një protestant nisi të qëllonte me gurëmbi protestuesit. Disa vendas aty, të vlerësuar në gati 300 persona, ishin mbledhur po ashtu mbi urë dhe në duar mbani shkopinj dhe shufra hekuri.

Disa prej tyre mbanin shiritat e bardhë “B-Specials”, një njësi ndihmëse e policisë së RUC. Smith thotë se ndërsa protestuesit e gjakosur u larguan mbi lumin e ngrirë për t’u mbrojtur, oficerët e RUC qëndruan mënjanë dhe nuk bënë asgjë për t’i mbrojtur ata.

Prita në Urën Bërntolet ishte shumë e ngjashme me ngjarjet e 7 marsit 1965, kur marshuesit paqësorë të Selmës kaluan urën Edmund Petus, dhe u rrahën egërsisht nga dhjetëra policë të shtetit të Alabamës, me helmeta të bardha në kokë, dhe të armatosur me gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe kamxhikë.

Disa historianë e lidhin fillimin e vërtetë të “Telasheve” me ngjarjet e gushtit të vitit 1969, kur një paradë protestantësh në Derry shkaktoi 3ditë trazira dhe hakmarrje të dhunshme. Në mbarë Irlandën e Veriut, protestantët organizonin rregullisht parada për të përkujtuar fitoret ushtarake protestante që datojnë që nga shekulli XVII-të.

Në Derri, protestantët planifikuan një paradë më 12 gusht, e cila kalonte pranë një pjese të qytetit që dominohej nga katolikët, Bogside. Këta të fundit e panë paradën si një provokim të drejtpërdrejtë dhe u përgatitën për një përleshje të dhunshëm, duke bllokuar rrugët dhe duke përgatitur kokteje Molotov.

Ashtu siç edhe pritej, nacionalistët u përleshën me protestantët, ndërsa oficerët e RUC nxituan që të shuanin trazirat. Ata u ndeshën me një rezistencë të dhunshme nga katolikët, që i goditën me gurë dhe kokteje Molotov.“Beteja e Bogside” siç ka mbetur në histori vazhdoi për 3 ditë.

Por dëmet më të rënda u shkaktuan në Belfast, ku turmat protestante të ndihmuara nga ”B-Specials” sulmuan lagjet katolike dhe dogjën tërësisht 1500 shtëpi. Më 14 gusht, i shokuarnga ajo që po ndodhte,kryeministri i Irlandës së Veriut i bëri thirrje qeverisë britanike të dërgonte trupa për të rivendosur rendin.

Ishte fillimi i një dislokimi disadekadësh të ushtrisë britanike në Irlandën e Veriut. Në fillim trupat britanike u mirëpritën nga nacionalistët katolikë, që i shihnin si mbrojtës të mundshëm, por shumë shpejt ushtria zbatoi politikën e diskutueshme të “internimit pa gjyq”, ku qindra anëtarë të dyshuar të IRA-s u arrestuan dhe u burgosën pa një proces të rregullt gjyqësor.

Më 30 janar 1972, nacionalistët katolikë në Derri organizuan një marshim për të protestuar kundër politikave të ashpra britanike, por ushtria u thirr sërish për ta ndaluar atë. Kur protestuesit nuk u shpërndanë, trupat hapën zjarr me plumba gome, dhe më pas plumba të vërtetë.

Trembëdhjetë protestues u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në një tragjedi që u bë e njohur si “E diela e përgjakshme”.Gjatë viteve 1970, 1980 dhe 1990, Irlanda e Veriut përjetoi dhjetëra shpërthime bombash dhe sulme sektare të kryera nga grupe paraushtarake nga të dyja anët, si nga IRA ashtu edhe Forca Vullnetare e Ulsterit.

Në mesin e të vrarëve ndodheshin qindra civilë. Telashet morën fund, të paktën zyrtarisht, me nënshkrimin e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë në vitin 1998, e cila përcaktoi skemën e ndarjes së pushtetit politik, duke i dhënë fund dhunës që zgjati për disa dekada.’/Bota.al

 

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Histori

Historia na tregon se çfarë lloj revolucioni lind nga një pandemi

31/07/2022, 17:58
Histori

Historia e Gondolës veneciane korrupsion, pasuri, bukuri

24/07/2022, 22:02
Prometeu: Krijuesi i njerëzimit që e vodhi zjarrin nga Perënditë
Bota

Prometeu: Krijuesi i njerëzimit që e vodhi zjarrin nga Perënditë

14/07/2022, 8:20
Foto Ilustruese
Bota

Pleh kockash nëpër Evropë? Misteri me eshtrat e ushtarëve të rënë në betejën e Vaterlosë

11/07/2022, 17:43
Lufta e Parë Botërore dhe mitologjia e rrezikshme e vrasjes së Franc Ferdinandit
Bota

Lufta e Parë Botërore dhe mitologjia e rrezikshme e vrasjes së Franc Ferdinandit

11/07/2022, 16:58
Rëndësia historike e “Shkollës së shqiptarëve” në Venedik
Histori

Rëndësia historike e “Shkollës së shqiptarëve” në Venedik

03/07/2022, 22:03
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Presidenti bullgar Radev drejt fitores së një mandati të dytë

Fauci thirrje amerikanëve: Merrni dozën përforcuese për të pasur qëndrueshmëri më të madhe

Fauci thirrje amerikanëve: Merrni dozën përforcuese për të pasur qëndrueshmëri më të madhe

Lajmi i Dites

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

10/08/2022, 10:56

Lajmet e fundit

Jeta luksoze e Kim Jong-un, super jahti i diktatorit korean shfaqet pranë mega-rezidencës në ishullin privat

10/08/2022, 22:00
Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

10/08/2022, 21:50

Kush e pengon rifreskimin e elitës politike në Shqipëri?

10/08/2022, 21:45

Njohja reciproke Kosovë-Serbi/ Serwer: Duhet edhe një vit për të bërë gati terrenin

10/08/2022, 21:40

SHBA zbulon komplotin për vrasjen e John Bolton, Irani pagoi 300 mijë dollarë për “kokën” e tij

10/08/2022, 21:37
Rikthim i bujshëm për Skënderbeun, paqe në 2 miqësoret juglindore

Rikthim i bujshëm për Skënderbeun, paqe në 2 miqësoret juglindore

10/08/2022, 21:35
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In