
Si ju duket "Porche"? Trendit të makinave të luksit i bashkohet një tjetër këngëtar
Kohët e fundit është kthyer në tremb ekspozimi i makinave luksoze në rrjetet sociale.
Njerëzit e famshëm janë ata të cilët mundohen të duken sa më të pasur me anë të mjeteve që drejtojnë. Noizy, Tayna, Luana Vjollca, Getoar Selimi, Fero janë vetëm disa prej vipave të cilat tregojnë automjetet e tyre të cilat variojnë nga 60 mijë euro e lart. Makinat e luksit shpesh vënë në pikëpyetje burimet e të ardhurave pasi ata zotërojnë jo vetëm një, por shumë të tilla.
Së fundmi, këngëtari i njohur nga Kosova, Albatrit Muçiçi duket se nuk i ka rezistuar dot tundimit për të treguar mjetin e tij të tipit foristrade. Makina i përket markës “Porche” dhe është një makinë luksi.