alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Si Kuvendi i Përbashkët “zboi” Sali Berishën nga salla

27/11/2022, 20:00
ne Forum
A A

Ikja e tij nga salla, ishte si ikja e një hijeje që nuk shqetësoi askënd. Bashkë me ata që e ndoqën pas. Ishte ikja e një njeriu që shikonte me sytë e tij se si një kauzë që ai u përpoq gjithë jetën ta përdorte në favor të tij, nuk kishte më lidhje me të dhe nuk e përfillte praninë e tij në sallë. Ai iku sikur të mos kishte qenë kurrë pjesë e asaj historie. Ishte gjëja më e vërtet që ndodhi në atë sallë. Kur shqiptarët bashkohen, përçarësit natyrisht nuk kanë vend mes tyre.

Shkruan Mero Baze


-Lexo edhe:

Amerika ka të drejtë dhe kur gabon

Berisha nga ithtar i “bashkimit”, në ithtar të vulës

Sali Berisha u largua nga mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe pse ai është një takim thjesht simbolik, i cili vlen më shumë për të njohur njeri tjetrin se sa për ndonjë konvencion patriotizmi, ai nuk e përballoi dot të qëndruarit në një sallë ku duhet të dëgjonte dhe të duartrokiste. Ky është një detaj i rëndësishëm për të shpjeguar historinë e tij me Kosovën.

Në gjithë historinë e tij politike Kosova ka qenë një element i rëndësishëm që ka diktuar shpeshherë fatin e tij politik. Nuk ka ndonjë histori tjetër më të fort se sa problemi i Kosovës që ai është përpjekur ta përdor për pushtetin e tij në Shqipëri, për të qëndruar në pushtet e pastaj për të justifikuar ikjen nga pushteti. Nga ana tjetër nuk ka ndonjë histori më të dokumentuar se sa mënyra se si ai në momentet kyçe të historisë së Kosovës këto tridhjet vite ka qenë në barrikadën kundër saj.

Diplomatët shqiptarë që ndihmuan me çfarë mundën Kosovën në fillim të viteve 90, ruajnë të gjithë stresin e britmave të Sali Berishës dhe paqartësinë e tij rreth planit të veprimit për Kosovën që lëkundej brenda 24 orëve sipas orekseve të tij politike. Pjesëtarët e delegacionit në Konferencën e Londrës më 1992, kujtojnë ultimatumet që u dërgonte çdo ditë ndryshe për të mos krijuar probleme në Konferencë. Më tej pas vitit 1993, me fillimin e kontrabandës së naftës për ushtrinë serbe, e cila zhvillohej zyrtarisht nga kompania “Shqiponja” pronë e Partisë Demokratike, ai u përpoq t’ia faturonte kontrabandën e naftës lidershipit politik të Kosovës sikur ajo të ishte kërkesë e tyre. D.m.th. sipas tij Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi i kishin kërkuar këtij ti jepte naftë Malit të Zi se kështu ata do merrnin naftë për të punuar tokat në Kosovë, ndërkohë që në Kosovë zot i vendit ishte Slobodan Milsohevici dhe jo ata.

Në vitin 1995, ndërsa do takohej me Presidentin Clinton në Shtëpinë e Bardhë, Sali Berisha kishte një sër problemesh në Shqipëri. Ai kishte burgosur liderin e opozitës Fatos Nano, kishte probleme me arrestimin e pes aktivistëve të pakicës greke në Jug, kishte nisur konfliktin me Kryetarin e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe kishte dhënë shenjat e para të fillimit të manipulimit të zgjedhjeve të ardhëshme, duke projektuar ligje që përjashtonin gjithë lidershipin e opozitës nga parlamenti.

Sekretari i Shtetit Woren Christofer, i ka parashtruar presidentit Clinton gjithë këtë situatë dhe i sugjeron se Berisha për shkak të këtyre problemeve do të tregohet i moderuar në qëndrimet e tij për Kosovën. Dhe kur e lexon pastaj të transkriptuar bisedën e tij me Presidentin Clinton, ti kupton se Sali Berisha i lutej presidentit të SHBA të mos u jepte më shumë se autonomi shqiptarëve të Kosovës, pasi çdo gjë tjetër do të thoshte luftë. Është e zbardhur e zeza mbi të bardhë në transkriptin e bisedës me Presidentin Clinton.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Dhe të gjithë këtë e bënte pikërisht që ata ti falnin probleme te demokracisë brenda Shqipërisë, duke i shkëmbyer me shitjen e Kosovëa. Problemi është se SHAB ishte më shumë me Kosovën, se sa me Sali Berishën ndaj dhe nuk ka reaguar fare ndaj propozimit të tij.

Në vitin 1997, ai u largua nga pushteti pas një revolte popullore që pasoi rënien e firmave piramidale dhe deformimet e demokracisë në Shqipëri, por ai në përpjekje për të justifikuar poshtërimin që i bën shqiptarët filloi të përhap tezën se larguan nga pushteti antishqiptarët që nuk duan Kosovën. SHBA të cilët qëndruan në krye të përpjekjeve për largimin e tij nga pushteti, në fakt ishin bërë kujdestarë të Kosovues dhe i kërkuan përfaqësuesve politik të Kosovës të qëndronin larg tij. Ibrahim Rugova praktikisht ndërpreu komunikimin me të prej Shattorit të vitit 1997, periudhë që pasoi një luftë të ftohtë të tij kundër Rugovës për ta rrëzuar nga pushteti.

Në mbledhjen informuese për situatën në mëngjesin e 17 marsit 1997, në Departamentin e Shtetit, drejtuar nga ndihmëssekretari Jon Colbrum, udhëzohen ambasadorët e SHBA në rajon që ndaj Berishës të adresohen i njëjti presion që komuniteti ndërkombëtar ka aplikuar ndaj Milošević edhe pse e quajnë një lider më të përmirësuar se të mëparshmit.

Rifkind tha se “Berisha …duhet nënshtruar në të njëjtin presion që komuniteti ndërkombëtar ushtroi mbi Milosević”

Në vitin 1999, ndërsa në Rambuje mbahej Konferenca ndërkombëtare që vendosi për të ardhmen e Kosovës, Sali Berisha i izoluar dhe vetmuar në Tiranë nga komuniteti ndërkombëtar dhe vet Kosova, u përpoq të ndizte një valë populiste kundër nënshkrimit të Marrëveshjes. Prej datës 18 Shkurt deri në datën 23 shkurt, ai doli përditë me deklarata që kërkonin mos nënshkrimin e Marrëveshjes se Rambujes.

Gjëja më e rënd ishte se Berisha “bënte si patriot” dhe kërkonte që në Rambuje të nënshkruhej pavarësia e Kosovës, ndërkohë që Konferenca e Rambujes ishte e bazuar mbi parimet e Grupit të Kontaktit të 29 janarit në Londër, të cilat kishin përcaktuar kornizën e bisedimeve që ishte ndërhyrja ndërkombëtare përmes NATO, një status i përkohshëm dhe prezencë ndërkombëtare në Kosovë. Pra Berisha kërkonte të hidhte në erë dhe objektivin për të cilin ishte mbledhur Konferenca.

Ndryshe nga hezitimet e Hashim Thaçit për të firmosur që buronin nga probleme të brendshme të delegacionit dhe presionit popullor, refuzimet e Berishës buronin nga përpjekja e tij për t’iu kundërvënë parimeve për të cilat ishte mbledhur Konferenca e Rambujes.

Për fat nuk kishte asnjë ndikim dhe ajo çëhstje u harrua. Vetëm se nuk e harruan kurrë ata që bën Konferencën dhe atij ju refuzua hyrja në Kosovë në vitin 2000, nga autoritetet ndërkombëtare. Kosova është praktikisht vendi i parë që ka shpallur “non grata” Sali Berishën.

Njësoj si atëherë, edhe sot ai u përpoq të prishte solemnitetin e një mbledhje duke u larguar, e cila ka thjesht karakter simbolik. Dhe kjo në fakt ishte gjëja më e mirë që bëri.

Ikja e tij nga salla, ishte si ikja e një hijeje që nuk shqetësoi askënd. Bashkë me ata që e ndoqën pas. Ishte ikja e një njeriu që shikonte me sytë e tij se si një kauzë që ai u përpoq gjithë jetën ta përdorte në favor të tij, nuk kishte më lidhje me të dhe nuk e përfillte praninë e tij në sallë. Ai iku sikur të mos kishte qenë kurrë pjesë e asaj historie. Ishte gjëja më e vërtet që ndodhi në atë sallë. Kur shqiptarët bashkohen, përçarësit natyrisht nuk kanë vend mes tyre.


smile
Lajmi Tjeter

U morën demokratëve Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë

PO, jemi një Komb,,, por mos na ngopni me iluzione boshe!

PO, jemi një Komb,,, por mos na ngopni me iluzione boshe!

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Pamje nga vendngjarja

Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri; në spital dy shoferët

02/02/2023, 9:40

Sekuestrohen mbi 13 mijë euro në Kakavijë, procedohet shoferi shqiptar

02/02/2023, 9:27
99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

02/02/2023, 9:25

Rrëfimi i ish oficerit rus: Trupat tona i torturuan dhe përdhunuan ukrainasit

02/02/2023, 9:22

Amerika ka të drejtë dhe kur gabon

02/02/2023, 9:17

Vijon operacioni “Fijet”, sekuestrohen 34 kamera të tjera në Shkodër, Dibër e Lezhë

02/02/2023, 9:01

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In