Dosja e zezë18 Tetor 2022, 16:31

Si mashtron Kryemadhi për operacionet shëndetësore, në 20 vite asnjë deklarim në ILDKP për shpenzimet; ka shkelur hapur ligjin

Shkruar nga Pamfleti
Si mashtron Kryemadhi për operacionet shëndetësore, në 20

Kryemadhi duket se ka rënë brenda me këmbët e veta. Teksa ka dashur të justifikohet se nuk ka bërë ndërhyje estetike, ajo ka pranuar ndërhyrjet shëndetësore, por që edhe ato nuk i ka të deklaruar.

Monika Kryemadhi ka dalë sërish blof sa i takon milionave të shpenzuara për operacione. Në SPAK ka një padi kundër saj dhe Ilir Metës, pasi akuzohen se kanë shpenzuar rreth 287 mijë euro për operacione -plastike. Ndërhyrjet janë bërë në një klinikë në San Marino dhe në Vjenë. Kryemadhi dhe Meta i mohojnë këto pretendime. Një natë më parë, ish-kryetarja e LSI ishte në një emision, ku madje bënte dhe shaka se me aq para do kishte ndërruar dhe gjininë.

Por vetë Kryemadhi e pranoi se ka bërë ndërhyrje në San Marino dhe në Vjenë, por për arsye shëndetësore e jo estetike. Ajo ka vuajtur nga kanceri dhe me këtë argument shprehet se ka bërë operacione. Për këtë pjesë i takon prokurorisë të hetojë se çfarë operacionesh ka bërë Kryemadhi, por absurdi është se vetë ajo shprehet se të gjitha shpenzimet që ka kryer i ka të deklaruara. Këtë e theksoi edhe dje.

Të gjitha ndërhyrjet shëndetësore i kam të deklaruara dhe i kam bërë në San Marino, kam bërë edhe një cist në kokë në Vjenë.  Janë të deklaruara se në klinika paguhet me kartë krediti jo me kesh. Ne si politikanë në 30 vite kemi bërë deklarime pasurie e jemi hetuar edhe nga të huajt.

SPAK është ende duke u marrë me këtë punë. Për pastrim parash po hetohet edhe vajza ime 17-vjeç”, tha ajo në një intervistë.

“Pamfleti” ka kryer një verifikim te deklarimet e zonjës Kryemadhi në ILDKP që nga viti 2003 (kur nisi deklarimi pasuror në politikë) e deri në vitin 2021. Në të gjitha vitet, Kryemadhi dhe burri i saj nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim për arsye shëndetësore. Më poshtë mund të shihet pasuria e deklaruar prej tyre dhe në asnjë moment nuk ka një deklarim që të kenë shpenzuar një shumë të caktuar për arsye shëndetësore. Pra duket se zonja Kryemadhi mashtron në këtë aspekt.

Por nga ana tjetër kemi një shkelje të hapur të ligjit. Kryemadhi ka pranuar se ka kryer operacione. Por operacione të tilla në një klinikë private kushtojnë shumë. Vetë neni 4 i ligjit për deklarimin e pasurisë shprehet qartë se subjektet duhet të deklarojnë: “Çdo shpenzim me vlerë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit”. Pra të gjithë zyrtarët duhet të deklarojnë çdo shpenzim mbi 3 milionë lekë të vjetra. Nëse shohim deklarimet pasurore të çiftit Meta-Kryemadhi nuk ka asnjë deklarim të tillë. Askujt nuk ja merr mendja se një operacion në Vjenë e San Marino kushton më pak se 3 mijë euro.

Pra, Kryemadhi duket se ka rënë brenda me këmbët e veta. Teksa ka dashur të justifikohet se nuk ka bërë ndërhyrje estetike, ajo ka pranuar ndërhyrjet shëndetësore, por që edhe ato nuk i ka të deklaruar. Pra kemi fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Më poshtë mund të shikoni pasurinë e deklaruar ndër vite nga Meta e Kryemadhi. /Pamfleti

Deklarimi pasuror i çiftit Meta-Kryemadhi

Viti 2003

Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2.

Hua në bankën Italo-Shqiptare 60 000 dollarë

Shlyerje kredie, 7 580 dollarë në bankën Italo-Shqiptare

Interesa bankare 2 160 dollar, banka Italo-Shqiptare

Viti 2004

Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa, deklarim i mëparshëm

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2, deklarim i mëparshëm

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 19 808 dollar

Paga nga si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, 1. 735 404 lekë.

Viti 2005

Paga dhe shpërblime në Kuvendin e Shqipërisë, 1 423 787 lekë

Paga dhe shpërblime të bashkëshortes në Kuvendin e Shqipërisë, 1 672861

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 9 770 dollarë

Viti 2006

300 000 euro, shitje e vilës në Golem

1 386 694 lekë, paga nga pjesëmarrja në komisione dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

900 000 lekë, pagë e bashkëshortes nga sigurimet kalimtare.

8 840 dollarë, shlyerje kredie në bankën Italo-Shqiptare

Viti 2007

Tokë me sipërfaqe 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.

1 425167 lekë, paga shpërblime dhe komisione

1 000 919 lekë, pagë bashkëshortja në këshillin bashkiak

11 750 dollar, shumë e kthyer nga kredia e marrë pranë bankës Italo-Shqiptare

21 124 dollarë, shuma e mbetur pa shlyer pranë bankës Italo-Shqiptare

Viti 2008

43 256 lekë llogari për pagat në Credins Bank

4 807 dollarë llogari bankare për shlyerje kredie në San Paolo Bank

2 777 566 lekë paga dhe shpërblime si deputet në Kuvendin e Shqipërisë

659 565 lekë të ardhura nga bashkëshortja si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë

378 789 lekë të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë

22 000 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi në Durrës

40 000 lekë shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes Monika Kryemadhi

Kontratë sipërmarrje në emrin e Monika Kryemadhit mbi truallin e deklaruar më parë, në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit

 Viti 2009

Meta, 161 808 lekë borxh në llogarinë bankare për pagat te Credins Bank

34 727 lekë, gjendje në llogarinë bankare për pagat panë Credins Bank

1 388 euro në llogarinë bankare në Credins Bank

20.321 euro overdraft, panë bankës Credins, me garant Drini Kryemadhi

Viti 2010

Shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135 318 lekë

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro

Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro

Gjendja cash 200 000 euro

Meta, paga si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie 1 768 385 lekë

Bashkëshortja Monika Kryemadhi, sekretare e LSI 969 324 lekë

Monika Kryemadhi, anëtare e Këshillit Bashkiak 278 100 lekë

Kredi nga Credins Bank për blerja apartamenti 200 000 euro, 6550 euro paguar

Shtesë në llogarinë Bankare tek Credins Bank, 295 782 lekë

Pakësim në llogarinë Bankare tek Credins Bank

Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.

Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

 Viti 2011

Ilir Meta 2 401 407 Lekë nga paga si deputet

Kryemadhi, 963 340 Lekë nga paga si Sekretare Organizative në LSI.

Kryemadhi, 132 300 Lekë si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë

Shtesë 144 243 Lekë në llogarinë bankare të pagës.

14 123 Euro shlyerje të kësteve të kredisë në shumën 200 000 euro

Viti 2012

Meta 1 499 642 lekë nga paga si deputet pranë Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012.

Kryemadhi, 959 592 lekë nga paga

Pakësuar me 588 863 Lekë gjendja e llogarisë bankare

Pakësuar me 7 000 Euro gjendja e parave cash.

Shpenzuar 12 271 euro për shlyerje të kredisë 200 000 euro

Viti 2013

Monika Kryemadhi të ardhura nga LSI, 663 897 lekë.

Monika Kryemadhi, Të ardhura si deputete 714 099 lekë.

Ilir Meta, të ardhura si deputet 1 839 073 lekë.

Gjendja cash 11 000 euro.

Detyrim overdrafti 95 093 lekë.

Pagesë 13 321 euro për kredinë bankare.

Viti 2014

Kryemadhi paga si deputete, 2 295 826 lekë.

Meta të ardhura si deputet, 1 964 421 lekë.

Kryemadhi, pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2.

Kryemadhi të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 57 798 euro.

Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 64 020 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.

Gjendja e llogarisë, 2 336 669 lekë.

Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.

Gjendja e llogarisë, 11 038 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 82 086 lekë.

Kredi bankare, detyrimi 163 506 euro.

Meta, gjendja e llogarisë, shtuar me 269 524 lekë.

Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 1 822 400 lekë.

Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.

Viti 2015

Kryemadhi, paga si deputete, 2 629 956 lekë.

Interesa bankare, 14 609 lekë.

Vajza, interesa bankare, 182 euro.

Meta, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.

Gjendja e llogarisë, pakësuar me 12 175 euro.

Gjendja e llogarisë, shtuar me 14 609 lekë

Vajza, gjendja, shtuar me 182 euro.

Gjendja e llogarisë, pakësuar me 35 915 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.

Meta, gjendja e llogarisë 1 815 082 lekë.

Viti 2016

Kryemadhi të ardhura si deputete, 1 993 076 lekë.

Meta të ardhura si kryetar Kuvendi Kuvend, 1 955 743 lekë

Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro

Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro

Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro

Shitur ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro

Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.

Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.

Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.

Pakësuar gjendja e llogarisë e z. Meta me 1 113 620 lekë.

Çelur llogari bankare studentore për djalin, vlera 43 727 lekë.

Meta llogari dy emërore 1 001 029 lekë.

Shlyer 1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Viti 2017

Kryemadhi të ardhura nga Kuvendi, shuma 1 993 386 lekë.

Meta, të ardhura në Presidencë, shuma 982 830 lekë.

Shitur apartament banimi me sip. 101 m2 në vlerën 55 550 euro.

Shitur apartament banimi me sip. 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në emër të vajzës, shtesë 8 037 lekë.

Gjendja e llogarisë, pakësim 131 053 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 140 000 GBP, (paund), për pagesë për shkollën për vajzën Bora Metaj dhe djalin, Z. Besar Metaj.

Djali,Besar Metaj, overdraft, 264 239 lekë.

Meta, gjendja e llogarisë, pakësim 538 824 lekë.

Gjendja e llogarisë, shtesë 1 702 lekë.

Meta, overdraft, 106 954 lekë.

Bora Metaj, gjendja e llogarisë bankare, shtesë 71 euro.

Vajza Bora overdraft, 210 208 lekë

Viti 2018

Ilir Meta shtim i llogarisë, 1 319 680 lekë.

Llogari dyemërore, shtuar me 28 4009 lekë.

Paga si President, 2 550 183 lekë.

Dieta jashtë vendit, 6 480 lekë dhe 2 340 USD.

Të ardhura si kryetar KLD, 85 000 lekë.

Honorare nga mbledhjet e KLD, 42 500 lekë.

Overdraft, 133 845 lekë.

Monika Kryemadhi, shitje apartamenti 76.88 m2, 42 284 euro.

Shitje apartamenti 133,7 m2, 64 103 euro.

Llogari bankare 787 171 lekë.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës…, likuidim kësti i dytë, 145 mijë euro.

Llogari bankare e shtuar në euro, 57 665 euro.

Të ardhura si deputete, 2 238 923 lekë.

Overdraft 761 lekë.

Overdraft 2 243 127 lekë.

Vajza Bora, llogari dyemërore, 11 940 GBP

Debi në kartën visa, 158 357 lekë.

Llogari dyemërore, 11 940 GBP 8 056 lekë.

Shlyerje overdraft, 210 208 lekë.

Djali Besari, pakësuar llogaria 28 409 lekë.

Overdraft, 306 001 lekë.

Viti 2019

Të ardhura neto në vlerën 2 264 128 Lekë nga paga si President për vitin 2019.

Të ardhura në vlerën 6 420 Euro nga dietat e përfituara jashtë vendit.

Të ardhura në vlerën 2 220 Dollarë nga dietat e përfituara jashtë vendit.

Monika Kryemadhi, arkëtuar shumën 8 061 Euro nga kontrata shitje apartamente, e deklaruar më parë.

Monika Kryemadhi, arkëtuar shumën 5 267 Euro nga kontrata shitje apartamente, e deklaruar më parë.

Monika Kryemadhi, arkëtuar shumën 12 176 Euro nga kontrata shitje apartamente, e deklaruar më parë.

Monika Kryemadhi, arkëtuar shumën 18 212 Euro nga kontrata shitje apartamente, e deklaruar më parë.

Monika Kryemadhi, arkëtuar shumën 93 404 Euro nga kontrata shitje apartamente datë 26.02.2016, pasi është zbritur detyrimi tatimor, e deklaruar më parë.

Monika Kryemadhi, të ardhura në vlerën 2 300 Pound nga interesat bankare.

Monika Kryemadhi, të ardhura në vlerën 1 393 475 Lekë nga paga si deputete dhe si ish- deputete.

Vajza Bora Meta, të ardhura në vlerën 2 480 Pound si kthim të fondeve nga Universiteti Strathclyde (për pagesën e bërë kundrejt universitetit).

Pakësuar me 1 250 800 Lekë gjendja e llogarisë pranë një banke të nivelit të dytë.

Shtuar me 1 244 Lekë gjendja e llogarisë bankare të përbashkët, të deklaruesit me djalin e tij Z. Besar Meta.

Overdrat të marrë pranë një banke të nivelit të dytë për të cilin është likuiduar detyrimi i mbetur në shumën 135 845 Lekë, me të ardhurat nga paga.

Monika Kryemadhi, pakësuar me 80 314 Euro gjendjen e llogarisë pranë një banke të nivelit të dytë.

Monika Kryemadhi, pakësuar me 785 589 Lekë gjendjen e llogarisë pranë një banke të nivelit të dytë.

Monika Kryemadhi, llogari bankare të hapur në monedhën Pound me gjendje 60 001 Pound, të përfituar nga konvertimi i fondeve në Euro.

Monika Kryemadhi, overdraft për Master Card për të cilin është likuiduar detyrimi i mbetur në shumën 761 Euro me të ardhurat e pagës.

Bashkëshortja, Znj. Monika Kryemadhi, overdraft për Visa Card për të cilin është likuiduar detyrimi i mbetur në shumën 109 953 Lekë dhe mbetur gjendja e detyrimit në vlerën 2 231 174 Lekë.

Vajza, Bora Meta, shtuar me 9 521 Lekë gjendja e llogarisë bankare dyemërore me Znj. Kryemadhi.

Vajza Bora Meta, pakësuar me 158 357 Lekë gjendja debitore e kartës Visa pranë një banke të nivelit të dytë.

Vajza, Bora Meta, overdraft për kartën Visa pranë një banke të nivelit të dytë me gjendje detyrimi 571 724 Lekë.

Djali Besar Meta, debituar Visa Card me vlerën 575 047 Lekë si fonde të depozituara nga Znj. Kryemadhi.

Djali, Z. Besar Meta, overdraft në Visa Card pranë një banke të nivelit të dytë, për të cilin është likuiduar detyrimi i mbetur në vlerën 306 001 Lekë me fondet e derdhura nga Znj. Kryemadhi

Viti 2020

Ilir Meta

Pakësim në llogarinë personale në lekë, 273.731 lekë

Shtim llogarie e përbashkët Ilir Metaj & Besar Metaj, 1 073 lekë

Të ardhurat nga paga, 1981.114 lekë

Të ardhurat nga dietat, 600 Euro dhe 960 Dollarë

 Monika Kryemadhi

Përfitime nga shitja e 13 apartamenteve vite më parë, vijojnë pagesat në 3 kontrata: 10 000 Euro; 38.084 Euro; 2.940 Euro

Llogaria në Euro pakësuara, 39. 459 Euro

Llogaria në paund pakësuar, 59 930 GBP

Shtim në llogarinë në lek Bora Metaj & Monika Kryemadhi, 6.033

Lekë

Pagë kalimtare ISSH, 940.620 lekë

Over draft VISA Card, shuma e shlyer deri më 31 dhjetor 2020, 1.836.587 Lekë; shuma e mbetur si detyrim 394.587 Lekë Over draft MASTER Card, 1.564 Euro detyrime

Besar Metaj (Djali)

Pakësimi i llogarisë së përbashkët Besar Metaj dhe Bora Metaj, 8950 GBP

Shtim llogarie e përbashkët Ilir Metaj dhe Besar Metaj, 1 073 Lekë

Pakësim i llogarisë së kartës VISA 573.398 Lekë Bora Metaj (Vajza)

Shtim në llogarinë e përbashkët Bora Metaj dhe Monika Kryemadhi, 6 933 Lekë

Derdhur nga mamaja ime në Visa Card, 17 000 Euro

Viti 2021

Ilir Meta

Llogari bankare: 1.066.075 lekë Llogari të përbashkët me djalin, Besar Meta: 976.734 lekë

Të ardhura nga paga si President i Republikës së Shqipërisë: 2.056.000 lekë, Të ardhura nga dieta jashtë vendit: 1200 euro

Monika Kryemadhi

Apartament banimi në Tiranë në bashkëpronësi 1/3 me sipërfaqe 99 m2

Apartament banimi në Tiranë në bashkëpronësi 1/3 me sipërfaqe 75 m2

Apartament banimi në Tiranë, përfituar me kontratë shkëmbimi me sipërfaqe nëntokësore garazh 1349 m2 , sipërfaqe banimi 212 m2 , sipërfaqe verandë 97 m2

Njësi tregtare me sipërfaqe 107 m2

Njësi tregtare me sipërfaqe 63.78 m2

Garazh me sipërfaqe 17 m2

Njësi tregtare me sipërfaqe 172 m2

Garazh me sipërfaqe 318 m2

Apartament me sipërfaqe 69 m2

Apartament me sipërfaqe 103 m2

Apartament me sipërfaqe 94 m2 Apartament me sipërfaqe 93 m2

Apartament banimi në Gjirin e Lalëzit me sipërfaqe 317 m2

Llogari bankare Llogari bankare: 19.752 euro

Llogari bankare: 140.000 paund

Llogari bankare: 75.710 lekë

Llogari e përbashkët me Bora Meta: 2.395.648 lekë

Llogari e përbashkët me Besar Meta

Të ardhura nga sigurimet shoqërore nga 01.01.2021 deri më 10.09.2021: 624.000 lekë

Detyrime Llogari overdraft: 121.526 lekë Llogari overdraft: 20 euro

Vajza Bora Meta

Llogari bankare: 351.616 lekë Llogari bankare: 50.473 lekë

Llogari bankare: 11.516 euro “PrePaid Card”: 1937 euro

Djali Besar Meta

Llogari bankare: 287 paund

Llogari bankare: 2354 euro

Llogari bankare: 141 692 lekë /Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare ILDKP Meta monika pasuri