Politike12 Shkurt 2023, 16:50

Si në mënyrë të "pavetëdijshme" deputetët e Berishës po konfirmojnë dështimin e “uraganit” të djeshëm?

Shkruar nga Pamfleti
Si në mënyrë të "pavetëdijshme"

Dështimi i protestës së djeshme të thirrur nga ish kryeministri Berisha, duket se është pranuar tashmë dhe nga mbështetësit e tij. Kjo pasi njëri prej deputetëve demokrat i cili është pjesë e “foltores”, i ftoi qytetarët që t’i bashkohen në protestën e nesërme përpara Parlamentit, por duke përdorur pamje nga protestat e vjetra dhe jo nga ajo e djeshmja, që supozohej të ishte “më e madhja që kishte parë ndonjëherë Shqipëria”.

Deputeti Tritan Shehu me anë të një postimi në “Facebook”, konfirmoi pa dashje se “uraganin” që ata kishin paralajmëruar kishte dështuar.

Kjo pasi ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme me një fotografi që i përket 16 shkurtit 2019, kur bulevardi në kryeqytet ishte mbushur me më shumë protestues se mblodhi dje Berisha, nga ish-kryetari Basha që dikur e quanin të “dështuar”, por që sot nuk po munden të ecin në “hapat” e tij.

Shehu nuk është i vetmi, deputetë dhe mbështetës të tjerë të Berishës kanë bërë të njëjtën gjë, duke përdorur foto e protestave të Bashës për të treguar madhështinë e protestës së djeshme, por pa kuptuar se por pranojnë “dështimin” e tyre.

Dje filloi një lëvizje popullore politike, me një proteste masive demokratike! Pa asnjë dyshim trendi i kësaj lëvizje do te jete ne ngritje! Sepse shqiptaret kane shume për te protestuar politikisht çdo dite! Sepse është keq politika“ e Rames e Rilindjes, qe ka çuar ne kete gjendje te mjerueshme vendin. Skandali i fundit McGonigal është vetëm një simptom, nje turp, nje tradheti, i ketij rregjimi, qe mbijetesën e bazon te korrupsioni i tij e korruptimi i faktoreve. Tek perdorja me tej e atyre per te goditur opoziten e konsoliduar autokracine. Tipike kjo per te tilla rregjime, qe sjelin, siç po ndodh te ne vetem: –Varferi, pa punësi, shkelje te dinjitetit njerezor, mohim te te drejtave thelbesore, si politike, sociale, arsimore, shendetesore e me tej tek rrenimi i parlamentarizmit…

E tille ishte levizja e protesta e djeshme, politike e demokratike, dhe do te jete e tille! E hapur per te gjithe, qe donin apo do te duan te behen pjese e kesaj levizje, edhe ndaj atyre qe munguan. Qe kerkon t’i kundervihet edhe synimeve per te çbere opoziten, per ta kthyer ate ne nje instrument te rregjimit, per t’i hequr deri te drejten e perfaqesimit ne zgjedhje.

Nje proteste e levizje kjo thellesisht demokratike per te rivendosur demokracine. E perseris kete tipar thelbesor, sepse po degjoj ndonje, qe mund ta kete ndjekur nepermejt TV. Dhe qe sot „shqetesohet“ per mos „djegjen“ e kryeministrise, per ardhjen ne Tirane me makina, per mesazhet qytetare, qe ajo transmetoi. Siç duket keta nuk e njohin historine e PD, qendresen e saj demokratike, qe po jua kujtoj: –PD lindi me 1990 nepermejt levizjeve popullore, demokratike. –Ishte PD ajo qe ne shkurt 1991, me gjithe agresionin provokues te kryer ndaj saj, shmangu dhunen, shmangu deri tentativat per te sulmuar te ashtuquajturin « bllok ».

Dhe fitoi! –Ishte PD, qe me 1997 u sulmua e u godit, por qe qendroi paqesore e dorezoi pushtetin per te shmangur me te keqen. –Ishte PD e Berisha, qe me 2005 u rikthye ne pushtet, duke respektuar te gjitha parimet demokratike ne luften e saj politike! –Ishte PD e Berisha qe me 2013, pasi realizoi nje proces zgjedhor shembullor, kaloi paqesisht ne opozite. Le ta mesojne, nqs e kane nga mos njohja.

Se mund ta kene edhe nga deshira e misioni per te provokuar! Por PD perseri do te fitoje ne rruge demokratike per te rivendosur demokracine!” shkruan Tritan Shehu.

Politike Berisha PD Protesta