Anti-Mafia16 Shkurt 2023, 09:24

Si pastron para Lenc Gjikuria me 8 kompani dhe lidhja me mafiozin italian; një bos mediash kërcënon tatimorët kur i afrohen Lencit

Shkruar nga Pamfleti
Si pastron para Lenc Gjikuria me 8 kompani dhe lidhja me mafiozin italian;

Bëmat e Lenc Gjikurisë, të birit të Milos, nuk kanë të mbaruar. Shkatërrues i gjithë infrastrukturës së Dhërmiut, rrugëve, rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, rrjetit elektrik të fshatit, faunës dhe pyllit të Gjilekës, bregut të detit deri te guroret artificiale të krijuara në malin e Çikës, e bëjnë Lencin personazhin më të urryer për çdo fshatar të zonës.

Po kush qëndron prapa Lenc Gjikurisë, hajdutit të dikurshëm të motorave të ujit, sot me 8 kompani e biznese dhe një resort turistik në kërthizën e rivierës shqiptare?

Lenc Gjikuria përveç vjedhjes së tokave dhe shtëpive të fshatit Dhërmi, falsifikimit të dhjetra AMTP-ve, ka krijuar dhe një grup kompanish që bëjnë evazion fiskal dhe vjedhin njëkohësisht fonde publike nga Tirana në Himarë.

– Gjikuria (J62903456H) 

– Coast to Coast (K97117201D)

– General G (K36805202K)

– Ionian Coast Property Development (K87223201M)

– Sport Klub Himara (L07229201M)

– Stone Construksion (L27322203V) 

– E.N.P.I.&G Join (L62409032A)

– Jv/Enpi shpk & Gjikuria shpk (L71513040N).

Dy kompanitë e fundit janë bashkim operatorësh, krijuar për bërjen e nënstacioneve elektrike në Golem, dhe fidrave në Vlorë, ku janë paguar 6 milionë euro nga OSHEE dhe nënstacionet e fidrat nuk janë përfunduar.

Kompaninë me Nipt L71725004O, Lenc Gjikuria e ka krijuar me mafiozin Bruno Franceschi. 

“Gjikuria” shpk me Nipt J62903456H është kompania që bën evazionin më të madh fiskal nën hundën e shtetit. “Gjikuria” shpk ekziston dhe kryen një aktivitet që financohet plotësisht nga fondet publike.

Gjatë vitetve të undit “Gjikuria” ka gllabëruar 150 milionë euro nga fondet publike duke mashtruar tatimet.

Fondet janë përfituar nga Bashkia Tiranë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), Agjensia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), OSHEE, Bashkia Himarë.

Më pas paratë janë vjedhur dhe punët nuk janë kryer.

Paratë e përfituara nga këto fonde publike përdoren për të “ushqyer” oligarkët që mbajnë gjallë Lenc Gjikurinë.

Tatimet mbyllin sytë kur Lenci i shmanget atyre me fatura fiktive ose kur përdor marifetin “shpenzime të përjashtuara”.

“Bosi” me media kombëtare, telefonon dhe kërcënon çdo tatimor që guxon e ngacmon Lencin.

Një skandal publik më vete është skema e evazionit që ka krijuar “Gjikuria” me “Shoqërinë Koncesionare “Orikum Llogara” ku është vetë ortaku me 100% të aksioneve.

Me skemën që ka krijuar me këtë shoqëri, ka fituar duke vjedhur rreth 5 milionë euro.

Pelivani “Gjikuria” bën të njëjtën skemë mashtrimi tatimor me “Coast to Coast”, në pronësi të gruas së vet Xheni Gjikuria. 

Në fshatin Dhërmi, Lenc Gjikuria është kthyer në simbolin e Hajdutit që ka plaçkitur çdo gjë, filluar nga shtëpitë e fshatit të vjetër, tokat në bregdetin Gjilekë dhe gurët e malit të Çikës që e ka kthyer në magazinën e vet të ndërtimit.

Programi 100 fshatrat që nisi në 2018 në fshatin Dhërmi e bëri Lenc Gjikurinë dhe “bosët” pas tij milionerë. Lenc Gjikuria bleu për një copë bukë 100 shtëpi të fshatit të vjetër Dhërmi.

Fshatarët ia shitën Lencit, pasi ai i mashtroi se shtëpitë e rrënuara nuk vlenin, para se investimet nga projekti për “rijetëzimin e shesheve dhe fasadave” të lëvrohej.

Lenci i bleu me nga 3-4 milionë të vjetra shtëpitë e fshatit me paratë e programit ‘100 fshatrat’. Projekti përfundoi dhe Lorenc Gjikuria bëhet pronar i Dhërmiut të ri.

Aty ndërtoi resortin “Zoa Hora” me rreth 30 shtëpi të vjedhura te fshatarët e mashtruar.

Disa gazetarë dhe politikanë  të njohur janë “strehuar” tek shtëpitë e vjedhura nga Lenc Gjikuria, thonë fshatarët e grabitur të Dhërmiut.

“Kompleksi Santorini”, në breg të detit të Drimadhës, një investim prej 10 milionë euro, është shkatërrimi dhe mashtrimi i radhës që Lenc Gjikuria po i bën shtetit dhe fshatit Dhërmi.

Kush janë investitorët e vërtetë në këtë resort dhe dy të tjerë që Lenc Gjikuria i mban në “kurrizin” e vet? Vijon…/ Prapaskena

Anti-Mafia #Lenc Gjikuria Xheni Gjikuria