alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

20/05/2022, 20:52
ne Bota
A A
Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

Rusia duhet të lejojë eksportin ukrainas; Ukraina duhet të vazhdojë eksportet nga Odesa; dhe Turqia duhet të lejojë anijet të kalojnë nga Bosfori. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Rusia, duke luftuar në fushën e betejës, po përpiqet të shkatërrojë ekonominë e Ukrainës. Ukraina heziton të pastrojë minat që ka lënë pas tërheqjes së trupave.

Shkruan The Economist


-Lexo edhe:

Kanada ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, nën shënjestër 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi me raketa në Kremenchuk

Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putin do të shkatërrojë jetët e njerëzve larg fushës së betejës dhe në një shkallë që edhe ai mund të pendohet. Lufta po godet një sistem global ushqimor të dobësuar nga Covid-19, ndryshimet klimatike dhe kriza energjetike.

Eksportet e drithit dhe farave vajore të Ukrainës janë pezulluar. Së bashku, të dy vendet furnizojnë 12% të mallrave të tregtuara. Çmimet e grurit, deri në 53% që nga fillimi i vitit, u rritën me 6% më 16 maj, pasi India tha se do të pezullonte eksportet për shkak të një vale alarmante të të nxehti.

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, paralajmëroi më 18 maj se muajt e ardhshëm kërcënojnë “spektrin e mungesës globale të ushqimit” që mund të zgjasë me vite. Kostoja e lartë e ushqimeve bazë ka rritur tashmë numrin e njerëzve që mund të vuajnë nga uria, nga 440 milion, në 1.6 miliardë. Gati 250 milion janë në prag të urisë.

Nëse lufta zgjatet dhe furnizimet nga Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë të kufizuara, qindra miliona njerëz të tjerë mund të vuajnë nga uria. Trazirat politike do të përhapen gjerësisht, dhe njerëzit do të vdesin nga uria.

Putin nuk duhet të përdorë ushqimin si armë.

Mungesat nuk janë rezultati i pashmangshëm i luftës. Udhëheqësit botërorë duhet ta trajtojnë urinë si një problem global që kërkon urgjentisht një zgjidhje globale. Rusia dhe Ukraina furnizojnë 28% të grurit të tregtuar globalisht, 29% të elbit, 15% të misrit dhe 75% të vajit të lulediellit.

Rusia dhe Ukraina kontribuojnë me rreth gjysmën e drithërave të importuara nga Libani dhe Tunizia; për Libinë dhe Egjiptin shifra është dy të tretat. Eksportet e  Ukrainës ushqejnë 400 milionë njerëz. Lufta po i ndërpret këto furnizime sepse Ukraina ka bllokuar daljet detare për të penguar sulmet dhe Rusia po bllokon portin e Odessa.

Edhe para pushtimit, Programi Botëror i Ushqimit kishte paralajmëruar se viti 2022 do të ishte një vit i tmerrshëm. Kina, prodhuesi më i madh i grurit, ka thënë se, pas shirave që vonuan mbjelljen vitin e kaluar, situata tani  mund të jetë më e keqja. Tani, përveç temperaturave ekstreme në Indi, prodhuesi i dytë më i madh në botë, mungesa e shiut kërcënon të zvogëlojë rendimentet në vende të tjera të botës, nga Amerika deri në rajonin Beauce të Francës. Briri i Afrikës po shkatërrohet nga thatësira e tij më e keqe në katër dekada.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Mirë se vini në epokën e ndryshimeve klimatike. E gjithë kjo do të ketë një efekt të rëndë për të varfërit. Familjet në ekonomitë në zhvillim shpenzojnë 25% të buxheteve të tyre për ushqim dhe në Afrikën Sub-Sahariane deri në 40%.

Në Egjipt, buka siguron 30% të të gjitha kalorive. Në shumë vende importuese, qeveritë nuk mund të përballojnë subvencione për të rritur ndihmën për të varfërit, veçanërisht nëse ato importojnë gjithashtu energji – një tjetër treg që është prekur.

Kriza rrezikon të përkeqësohet. Ukraina kishte eskportuar tashmë shumë nga prodhimet e verës së kaluar përpara luftës. Rusia ende po arrin të shesë grurin e saj, pavarësisht kostove të shtuara dhe rreziqeve për transportuesit.

Megjithatë, ato kapanone ukrainase që janë të padëmtuara nga luftimet janë plot me misër dhe elb. Fermerët nuk kanë ku të ruajnë të korrat e tyre të ardhshme, që do të nisin në fund të qershorit.

Rusisë, nga ana tjetër, mund t’i mungojnë furnizimet me fara dhe pesticide që zakonisht blen nga Bashkimi Europian. Pavarësisht rritjes së çmimeve të grurit, fermerët në vende të tjera në botë mund të mos e plotësojnë mungesën. Një arsye është se çmimet janë të paqëndrueshme.

Më keq, marzhet e fitimit po tkurren, për shkak të rritjes së çmimeve të plehrave dhe energjisë. Këto janë kostot kryesore të fermerëve dhe të dy tregjet janë ndërprerë nga sanksionet dhe konfliktet për gazin natyror.

Përgjigja e politikanëve të shqetësuar mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën. Që nga fillimi i luftës, 23 vende nga Kazakistani në Kuvajt kanë deklaruar se janë hasur me kufizime të ashpra në eksportet e ushqimit që mbulojnë 10% të kalorive të tregtuara globalisht.

Më shumë se një e pesta e të gjitha eksporteve të plehrave janë të kufizuara. Nëse tregtia ndalet, do të ketë zi buke. Perëndimi nga ana tjetër ka dënuar Putinin për pushtimin e tij dhe Rusia ka dënuar sanksionet perëndimore. Në të vërtetë, ndërprerjet janë kryesisht si rezultat i pushtimit të Putinit dhe disa sanksione i kanë përkeqësuar  edhe më shumë ato.

Ndërkohë shumë njerëz do të mbeten të uritur dhe disa do të vdesin.

Në vend të kësaj, shtetet duhet të veprojnë së bashku, duke filluar nga mbajtja e tregjeve të hapura. Këtë javë Indonezia, burim i 60% të vajit të palmës në botë, hoqi ndalimin e përkohshëm të eksporteve. Europa duhet të ndihmojë Ukrainën të eksportojë drithin  nëpërmjet hekurudhave dhe rrugëve në portet në Rumani ose në Balltik, megjithëse edhe parashikimet më optimiste thonë se vetëm 20% e të korrave mund të transportohet në këtë mënyrë.

Vendet importuese gjithashtu kanë nevojë për mbështetje, në mënyrë që të mos “fundosen” nga faturat e larta. Furnizimet emergjente të grurit duhet të dërgohen vetëm për më të varfërit. Lehtësimi i borxhit mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e eksportit të burimeve jetike.

Rreth 10% e të gjitha drithërave përdoren për prodhimin e biokarburanteve; dhe 18% e vajrave bimore shkojnë për bionaftë.

Një sasi e madhe drithi përdoret për të ushqyer kafshët. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, drithi përbën 13% të ushqimit të thatë të bagëtive. Në vitin 2021 Kina importoi 28 milion ton misër për të ushqyer derrat e saj, më shumë se eksportet e Ukrainës në një vit.

Lehtësimi i menjëhershëm do të vinte nga thyerja e bllokadës së Detit të Zi. Rreth 25 milion ton misër dhe grurë, ekuivalente me konsumin vjetor të të gjitha ekonomive më pak të zhvilluara të botës, janë bllokuar në Ukrainë.

Rusia duhet të lejojë eksportin ukrainas; Ukraina duhet të vazhdojë eksportet nga Odesa; dhe Turqia duhet të lejojë anijet të kalojnë nga Bosfori. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Rusia, duke luftuar në fushën e betejës, po përpiqet të shkatërrojë ekonominë e Ukrainës. Ukraina heziton të pastrojë minat që ka lënë pas tërheqjes së trupave.

Bindja e tyre për t’u dorëzuar do të jetë një detyrë për vendet, duke përfshirë Indinë dhe Kinën. Autokolonat mund të kërkojnë forca të armatosura të miratuara nga një koalicion i gjerë. Të sigurojmë ushqim për një botë të brishtë është bërë tashmë detyrë e të gjithëve.

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kanada ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, nën shënjestër 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse
Bota

Kanada ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, nën shënjestër 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse

27/06/2022, 19:57
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi me raketa në Kremenchuk
Bota

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi me raketa në Kremenchuk

27/06/2022, 19:45
Boris Johnson dënon sulmin në qendrën tregtare në Ukrainë: Tregon "thellësitë e mizorisë dhe barbarisë", ku po zhytet Putini
Bota

Boris Johnson dënon sulmin në qendrën tregtare në Ukrainë: Tregon thellësitë e mizorisë dhe barbarisë, ku po zhytet Putini

27/06/2022, 19:14
Nën pushtetin rus, bie zia e bukës në Mariupol; banorët 'të detyruar të gjuajnë pëllumba'
Bota

Nën pushtetin rus, bie zia e bukës në Mariupol; banorët ‘të detyruar të gjuajnë pëllumba’

27/06/2022, 18:47
Bota

“I poshtër dhe tinëzar”, shokët e klasës rrëfejnë fëmijërinë e Putinit dhe historitë e dështuara të dashurisë; si u fiksua pas KGB-së

27/06/2022, 18:14
Rusia shpall "non grata" 8 diplomatë grekë: Keni 8-ditë kohë, për t'u larguar nga vendi!
Bota

Rusia shpall “non grata” 8 diplomatë grekë: Keni 8-ditë kohë, për t’u larguar nga vendi!

27/06/2022, 17:59
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Aksident në Fier, “Audi” përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Aksident në Fier, “Audi” përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Physiology Writing Task I Have A Writing Assignment For My Physiology Class And We Hav

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

“Do të mbuloj me para”, arrestohet pedofili italian në Durrës

27/06/2022, 22:02

“Nuk kam guxim të fal territor të Kosovës”, Kurti i përgjigjet Ali Ahmetit: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm

27/06/2022, 21:49
Shembet stadiumi, argëtimi kthehet në tragjedi; 4 të vdekur, 332 të plagosur dhe 30 në gjendje të rëndë (Video)

Shembet stadiumi, argëtimi kthehet në tragjedi; 4 të vdekur, 332 të plagosur dhe 30 në gjendje të rëndë (Video)

27/06/2022, 21:49

Sherri me filxhanë dhe shishe uji në Kuvendin maqedonas, BDI dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën

27/06/2022, 21:47

Arrestimi i ish-zv/drejtorit të policisë në Elbasan, Salijani: Njihej botërisht për lidhjet me krimin

27/06/2022, 21:44
"S'u zë besë, e njoh Serbinë më mirë se Rama!" Kurti: Vuçiç kërkon të destabilizojë Ballkanin

“S’u zë besë, e njoh Serbinë më mirë se Rama”, Kurti: Vuçiç kërkon të destabilizojë Ballkanin!

27/06/2022, 21:38

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In