
Erion Veliaj është figura politike që me dritë-hijet e veta, dyshimet për tenderat dhe lejet e ndërtimit, dëshmitë e shumta për abuzime dhe një fasadë të kuruar, duket se po projektohet të jetë kryetari i ardhshëm i Partisë Socialiste.
Sigurisht, që të gjithë e dinë që ai është një pazarexhi i dorës së parë, nga ata politikanë që kur e takon dihet se marrëdhënia vendoset me atë zinxhirin e fortë të interesit që vështirë të zgjidhet, pra çfarë të jap e çfarë më jep.
Nuk e ka humbur këtë aftësi të Veliajt pa e vënë re dhe Vjollca Hoxha me Pinoçetin e vet Ben Blushin. Dihet tashmë që bashkëpunimi i Veliajt me TopChannel nuk është ndonjë histori dashurie për t’u patur zili, por nis që herët me aksionet që ka Vjollca Hoxha tek Tirana Parking, bashkëpronare me Bashkinë e Tiranës. Pra, skema është e qartë, TopChannel e bën “Lalin” perëndi, ndërsa Lali I bën Hoxhën dhe Blushin të jetojnë si perëndi.
Mirëpo, kanë filluar që së fundmi dashurinë e tyre ta shprehin hapur, pasi jo më vonë se disa orë më parë TCH lajmëroi se nga e hëna do të nisë një emision i ri cili do shfaqet në TopNews dhe do të titullohet “Ora e Tiranës” që do t’i dedikohet tërësisht Tiranës. Dhe kur?
Fiks disa javë përpara fushatës së Veliajt për zgjedhjet lokale.
“Ora e Tiranës”, nën moderimin e Fjoralba Ponarit, për 15 minuta, vjen si një guidë për kryeqytetin.Destinacionet më tërheqëse. Histori suksesi. Të rinj e të reja me nisma të veçanta, dhe reportazhe nga e përditshmja e jetës urbane. Rrugëtimi nis me një ndalesë në muzeun më të ri në Tiranë, shtëpia ku ka jetuar dhe ka shkruar veprat e tij më të njohura Ismail Kadare.” – shkruan TCH.
Pas emisionit të dedikuar 100 fshatrave të Shqipërisë, fiks si nisma e qeverisë Rama, Beni mesa duket do që të hyjë sërish nga dera e partisë që në fakt e nxorri nga dritarja. Ai e di që me Ramën e ka pak vështirë, por po e projekton veten si një bashkëpunëtor të Veliajt. Skema të dala boje të një politike të brendshme që në PS ka prodhuar vetëm thagma të kësaj natyre. /Pamfleti