alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

 Si ra Sali Berisha në grackën Amerikane?

13/01/2022, 12:50
ne Kryesore
A A
 Si ra Sali Berisha në grackën Amerikane?

 Si ra Sali Berisha në grackën Amerikane?

Të gjithë këta kanë historitë veta, të gjithë hajdutët kanë rënë në grackën amerikane, si Saliu.

Shkruan Sokol Pepushaj


-Lexo edhe:

Analiza e Washington Post/ 5 arsyet pse inteligjenca ruse dështoi para luftës në Ukrainë: Moska kishte gati dy qeveri të komanduara

Bisedimet Kosovë- Serbi pa rezultat, diplomati amerikan zbulon “trukun” që mund të ndryshojë gjithçka: Serbia duhet të shkëputet nga Moska!

Sali Berisha ngjan si budalla; Rrahman Rrahja, si intelektual. Rrahmani, është deputet, prodhon ligje për mua e për ty, për sot e për nesër. Edhe Saliu deputet është, por s’ka parti e vota e tij tashmë bën shenjë si delja e zezë mes tufës leshbardhë. 

Sidoqtë Rrahmani, Saliu, Fatmir Mediu, Sadri Abazi,  janë sot të diturit, prej të cilëve priten ndryshimet e mëdha, kapja e “Peshqve” të mëdhenj dhe kthimi i gjësë së vjedhur. S’ka më keq e më përdreq se të mbash këta për mëndje të “ndritura”.

Po pse Saliu ngjan budalla?

Se i ra “kallaji” prandaj. Sot ka dalë Sali Berisha origjinal. Si Hashim Thaçi, për shembull, që është asgjë sot: si Edi Rama pas një viti, që normalisht do bëhet Sali Berishë e Hashim Thaçë. Por të vazhdojmë vizatimin e doktor Berishës…

Pasi u bë ‘non-grata’, shpalosi Flamurin tonë Kombëtar dhe e bëri Flamur Nokë. Pastaj, hajdutët milionerë Flamur Noka, Tritan Shehu,  Arben Ristani, Lorenc Luka, Genc Pollo etj., i bëri Flamur antiamerikan. Pasi i palosi në një  “sirtar” krimi gjithë këta e të tjerë hajdutë, thirri nga Amerika një femër që binte në sy si republikane. E prezantoi si fytyra e re e “Foltores”. Këtu, ngjante se merr frymë kufoma. Pra, ose bënte budallain, ose karikonte ndjenjat e budallenjve.

Evi Kokalari, paradite bënte foto me ambasadoren Yuri Kim e jepte mesazhe kundër doktorit, pasdite bënte fushatë kundër ambasadores në krah të doktorit. U krijua bindja se vërtetë mund të hante thana të papjekura Sali Berisha e buzët t’i thartoheshin “Kimetes” që ja paska ditur kimetin e kivetin grackës ku bien hajdutët.

Ashtu ndodhi, Saliu ra në grackë.

Pasi u fry si kaposh, me një votim  shpejt e shpejt, “sistemoi” Lulzim Bashën.

Spektakël poshtë e spektakël lart.

Poshtë turmat që çirren dhe Ivi Kokalari. Lart diplomacia që hesht dhe Ivi Kokalari.

Veprimtarja e njohur republikane në Amerikë, Evi Kokalari, ja shprishi mendjen plakut Sali, e bëri ky që është sot, për t’ju dhimbtë gurit e drurit.

Kaq poshtë ka rënë Saliu sot?

Ky mjeshtri i mashtrimit, babai i krimit, dhunues i të drejtave dhe lirive njerëzore, bolsheviku i pashpirt, skllavopronar që pushtetin mbi shqiptarët e kish disiplinuar dhe bërë absolutisht efektiv, erdhi dhe u mbyt në një gotë uji.

Sjelljet primitive janë në modë tek pasanikët, prandaj Sali Berisha ra kaq lehtë. 

U nis si Spartan me 200 ushtarë t’i marrë vulën dhe zyrat e partisë Lulzim Bashës,

Po rrugës, një mesazh në celular ja “vrau ushtrinë”. Ngeli fillikat! As Flamur Noka, as Tritan shtatështëpishi, asnjë për të qënë, nuk i ngeli në krah. Mbaroi doktori, ndaj ngjan edhe diktator, edhe budalla.

Jo vetëm është pa zyrë, pa protestë, por edhe pa parti.

I ra “kallaji”, doli origjinal, se ra në grackë të Yuri Kim… Është afër arrestimit! Mbase po pret edhe Ilir Metën. Pra, ka ndodh gjithçka pritej…

Evi Kokalari e fundit erdhi, e fundit e tradhëtoi.

Po, Shqipëria është plot çudi, ndaj Sali Berisha ngjan si budalla, Rrahman Rrahja si intelektual, deputetët si ligjvënës e qeveritarët si amanetqarë të pasurive tona.

Të gjithë këta kanë historitë veta, të gjithë hajdutët kanë rënë në grackën amerikane, si Saliu./Pamfleti

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
Pas debateve të forta për “treshen”, Iliri Shaqiri puth Monika Lubonjën

Pas debateve të forta për “treshen”, Iliri Shaqiri puth Monika Lubonjën

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist në Fier

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist në Fier

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In