Dosja e zezë30 Janar 2023, 13:32

Si Shkëlzen Berisha ua nxori gënjeshtrat Saliut, Fatmir Mediut e Aldo Bumçit

Shkruar nga Pamfleti
Si Shkëlzen Berisha ua nxori gënjeshtrat Saliut, Fatmir Mediut e Aldo

Si Shkëlzen Berisha ua nxori gënjeshtrat Saliut, Fatmir Mediut e Aldo Bumçit

Pas të birit, SPAK duhet të thërrasë Sali Berishën, sepse përveçse ka firmosur 4 vendime qeverie dhe pranon që urdhëronte e porosiste Fatmir Mediun, është provuar se fabrika e demontimit në Gërdec, me shef organizimi baxhanakun dhe eksperte bilancesh vajzën e motrës së Saliut, ishte biznes i familjes “non grata”

Edhe Shkëlzen Berisha, pas daljes nga zyrat e SPAK bëri të njëjtën deklaratë, kopje si ish-ministrat Fatmir Mediu e Aldo Bumçi, duke thënë: – U thirra si person që kam dijeni për akuzat e si i përfolur për biznesin dhe ngjarjen e Gërdecit, por nuk kam asnjë lidhje më të.

Në fakt, prokurori i SPAK, Klodian Braho, e pyeti djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për shkuarjet e shpeshta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Drejtësisë, para fillimit e gjatë aktivitetit në Gërdec, ku takohej “kokë më kokë” me ish-ministrat Fatmir Mediu e Aldo Bumçi.

U pyet për kërcënimet ndaj ish-Shefit të Shtabit, Luan Hoxha e Kosta Trebickës dhe për telefonatat e takimet me Fatmir Mediun, pas shpërthimit e pas intervistës te “New York Times”.

Si para prokurorit edhe para mediave kur doli nga SPAK, Shkëlzen Berisha pranoi vizitat te ministritë dhe takimet me ministrat përkatës, por tha se ka shkuar si çdo qytetar dhe ka biseduar për “çështje personale”, jo për Gërdecin.

Thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK, është sinjal se bashkë me Fatmir Mediun, në dosjen e Gërdecit kanë futur dhe “sy-peshkaqenin” e Saliut, i cili në bazë të provave, do merret i pandehur si person me ndikim dhe i lidhur në atë krim shtetëror.

Prej 15 vitesh, bosi i fabrikës së Gërdecit, Shkëlzen Berisha, i ka mohuar vizitat dhe takimet te Ministria e Mbrojtjes dhe e Drejtësisë, para fillimit e gjatë aktivitetit të biznesit të demontimit, por i pranoi në SPAK e publikisht në media.

Me këtë pranim të faktit, Shkëlzeni ua nxori gënjeshtrat Saliut, Mediut e Aldo Bumçit, të cilët vazhdojnë e thonë, se Zeni nuk u ka shkuar kurrë në zyrë e nuk ka pyetur kurrë për Gërdecin.

Shenjat janë se laku është mbledhur, dhe pas të birit, SPAK do të thërrasë Sali Berishën, i cili me zë e me figurë, ka thënë: – “Për ngritjen dhe aktivitetin e fabrikës në Gërdec me kompani private, Fatmir Mediu ka zbatuar vetëm urdhrat dhe detyrat që i kam lënë unë si kryeministër”.

Duhet thirrur, sepse përveçse ka firmosur 4 VKM dhe pranon se urdhëronte Fatmir Mediun për çdo veprim, është provuar që fabrika në Gërdec, me shef organizimi baxhanakun dhe eksperte kontabël vajzën e motrës së Saliut, ishte biznes i familjes “non grata”./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare “Pamfleti” #Si Shkëlzen Berisha ua nxori gënjeshtrat Aldo Bumçi Fatmir Mediu Sali Berisha