alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Si shpjegohet ‘Omerta’-ja pas ‘bombës’ së gazetës austriake për Ilir Metën

17/05/2022, 21:20
ne Forum
A A
Si shpjegohet 'Omerta'-ja pas 'bombës' së gazetës austriake për Ilir Metën

Si shpjegohet 'Omerta'-ja pas 'bombës' së gazetës austriake për Ilir Metën

Kjo “Omerta” është e kuptueshme për publikun shqiptar, pasi ka arsye, ka lidhje, ka interesa e natyrisht ka edhe frikë e ndroje. Por të presësh moral më pas nga “njerëzit e heshtur” sot, është si puna e Toto Riina-s kur thoshte se ishte burrë I ndershëm e shante Tomasso Buscettan se tradhëton gruan. Ndërkohë Riina i kishte vrarë rresht gjithë njerëzit e familjes….

Shkruan Ylli Pata


-Lexo edhe:

A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit

Besoj kush i ndjek, apo i ka ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri, i mban mend që në vitin 2017, në mediat shqiptare u përhap me zhurmë një lukuni lajmesh e “analizash” për një ngarkesë me 1400 ton mbetje  toksike që ishin nisur nga Italia drejt Shqipërisë.

Një lajm që natyrisht nuk rezultoi i vërtetë, por për të cilin ka një hetim nga organet ligjzbatuese italiane, që zbuluan se ishte një lajm i rremë i sajuar për arsye politike. Madje u përmendën edhe emra njerëzish që lobuan, e për interes të kujt lobuan.

Tani të vijmë tek viti 2019, e zhurma mbi publikimin nga gazeta gjermane Bild të disa audio përgjimeve që ishin kryer me urdhër të disa prokurorëve të Krimeve të Rënda(paraardhësja e SPAK). Përgjime telefonike të kryer gjatë periudhës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të vitit 2016 në Dibër.

Prokurorët nuk hetuan mbi çështjen për ta çuar në gjykatë, por CD-të me përgjime i dorëzuan në selinë e Partisë Demokratike, e cila i montoi, përktheu në gjuhën angleze mbivendosi titrat dhe i dërgoi për botim në gazetën më popullore gjermane, e cila duhet thënë se është tabloid.

Botimi i tyre nuk se ishte i panjohur për  publikun shqiptar, pasi kishte pasur disa artikuj investigativë, madje Unioni i Gazetarëve kishte dhënë çmimin e “reporterit të vitit” për gazetarin që i nxori në shtyp pjesë të këtyre përgjimeve, për të cilat nuk u bë hetim.

E megjithëse pjesë nga ato përgjime njiheshin, në panelet e darkës u fol shumë mbi përgjimet e Bild. U ripublikuan, u diskutuan, u debatuan, e natyrisht u komentuan publikisht edhe nga partitë politike. Në radhë të parë nga opozita.

Dje, gazeta më e madhe e Austrisë, e natyrisht përveçse shumë popullore, edhe serioze dhe me influencë, publikoi një shkrim, ku fliste për një skandal të nivelit të lartë.

Kronen Zeitung theksonte se Ilir Meta, Presidenti aktual i Shqipërisë, ka lobuar për të marrë pjesë në inagurimin e Presidentit Trump duke paguar një shumë prej 700 mijë eurosh. Shumë, që gazeta theksonte se vinte nga një kompani qipriote “Dorelita Limited”, e që janë paguar nga një avokat afër Metës.

Shkrimi në vetvete, nuk është shterues, por flet për disa pika të errëta, që natyrisht duhen dhe mund të diskutohet më hollësisht për t’i sqaruar.

I përmenduri në çështje, pra Ilir Meta, e ka kundërshtuar si nëpërmjet zëdhënësit, si në vetë të parë në Konferencën e sotme për shtyp në Presidencë. E çfarë është e njohur në raste të tilla, kaloi nga mbrojtja në sulm.

Siç thotë Ilir Meta, çështja nuk është e re, pasi në vitin 2018 u shkrua nga revista amerikane Mother Jones, e njëjta që shkroi edhe për lobimin e Partisë Demokratike.

Shkrim, i cili ishte me i detajuar mbi pagesat e parave prej një kompanie që kishte pronarë rusë.

Kurse kompania që flet gazeta më e madhe austriake është qipriote, dhe thekson se paratë janë paguar nga një avokat pranë LSI-së.

Ndryshimi i Mother Jones me Kronen është tek shuma e parave. Revista amerikane fliste për një kontratë prej 15 mijë eurosh në muaj, por që kontrata u prish muajin e dytë, e gazeta austriake flet për 700 mijë euro, duke shtuar edhe fatura operacionesh plastike.

Këto janë teza që hidhen nga një shkrim i një gazete të rëndësishme austriake, që së paku duhen diskutuar dhe dëgjuar palët. Si në rastin e Bild, kur në panelet e darkës u thirrën edhe përfaqësues të atyre që ishin në përgjime, por edhe gazetari gjerman.

Ndërkohë, në këto moment, jemi në rastin kur flet vetëm pala e akuzuar që është normale, por jo media që ka bërë shkrimin. I mbani mend raportimet 24 orë në 7 ditë, të “reporterëve special” në televizionet kryesore kur dolën përgjimet e Bild? Po pse heshtet sot?

Kjo “Omerta” është e kuptueshme për publikun shqiptar, pasi ka arsye, ka lidhje, ka interesa e natyrisht ka edhe frikë e ndroje. Por të presësh moral më pas nga “njerëzit e heshtur” sot, është si puna e Toto Riina-s kur thoshte se ishte burrë I ndershëm e shante Tomasso Buscettan se tradhëton gruan. Ndërkohë Riina i kishte vrarë rresht gjithë njerëzit e familjes….

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?
Forum

A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

28/06/2022, 20:48
Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit
Forum

Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit

28/06/2022, 20:24
Forum

Rikujtimi makabër i tragjedisë së Elbasanit

28/06/2022, 19:37
Forum

Kosova duhet të ndalojë orgjinë hegjemoniste kishtare serbe në Gazimestan

28/06/2022, 17:19
Forum

Mediat në Serbi mes putinofilisë dhe realitetit të ri botëror

28/06/2022, 17:11
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama  gjatë një konference për shtyp pas një takimi të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve të BE-së në Bruksel, Belgjikë, 23 qershor 2022. REUTERS/Johanna Geron
Forum

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe ngatërrestar i Ballkanit

28/06/2022, 10:17
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Vjen portieri më i shtrenjtë në botë, Lacio përgatit goditjen ‘big’ në merkato përpasuesin e Strakoshës

Vjen portieri më i shtrenjtë në botë, Lacio përgatit goditjen ‘big’ në merkato përpasuesin e Strakoshës

“E gjithë bota është kundër nesh”, koloneli rus rrëzon propagandën: Lufta po shkon shumë keq, Ukraina po mobilizohet

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

28/06/2022, 23:48
"Listat e veteranëve duhet të pastrohen", ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

“Listat e veteranëve duhet të pastrohen”, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

28/06/2022, 23:38
I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

28/06/2022, 23:20

Heqja e vetos nga Turqia, Biden: NATO do të bëhet më e fortë me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

28/06/2022, 22:58

Shqiptari qëllon për vdekje turkun në Gjermani, autoritet vënë shpërblim për “kokën” e tij

28/06/2022, 22:47

“Shkatërrimi i Ukrainës do ishte gabim kolosal”, miliarderi rus tregon si do të përfundojë lufta dhe i jep “shuplakë” Putinit

28/06/2022, 22:42

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In