Shefat e PD-PS-LSI ulërijnë për çdo të arratisur ordiner, por heshtën për ish-kryeprokurorin/ Në këtë rast, duhen hetuar personat përgjegjës në SPAK e Gjykatë, të cilët në shkeljen e 4 neneve të Kodit të Procedurës Penale, nuk kërkuan izolimin, mbajtjen nën mbikëqyrje dhe bllokimin e pasaportës; Ministria e Jashtme nuk ia ka shfuqizuar akoma Pasaportën Diplomatike, ndërsa emri i tij nuk figuron në listën e “Interpol-Tirana” si person në kërkim
Kush e lejoi Llallën të arratiset, paçka se ishte i dënuar me 2 vite burg nga shkalla e parë?
Referuar Kodit të Procedurës Penale, rezulton se mundësia e arratisjes së tij, është krijuar nga vetë prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë, të cilët nuk e kanë zbatuar qëllimisht ligjin për të dënuarit me burg në Shkallën e Parë.
– Neni 8/c, detyron organin e akuzës dhe gjykimit, që para dhënies së një vendimi gjyqësor të formës së prerë, për dënimin me burg të një personi, atij i kufizohet liria dhe të drejtat, për të bërë të mundur qëllimet e procedimit dhe sigurinë e ekzekutimit të vendimit.
Në rastin konkret, nga data 20 maj 2021 kur u dënua me burg në Shkallën e Parë e deri më 22 shtator, kur u dënua me vendim të formës së prerë, Adriatik Llallës nuk iu kufizua asnjë liri dhe e drejtë, madje u lejua të udhëtonte jashtë Shqipërisë.
– Neni 34/c, përcakton që i pandehuri në hetim e gjykim të lirë, i dënuar ose jo në Shkallën e Parë, detyrohet të njoftojë vend-banimin dhe vend-ndodhjen e tij të përkohshme ose të përhershme.
– Neni 228, detyron SPAK e gjykatën, të vendos masa sigurimi, ndaj personit që ekzistojnë indicie, se ka kryer një vepër të dënueshme dhe ekziston rreziku i largimit jashtë kufijëve.
Ndaj ish-prokurorit Lalla, nuk u vendos masë sigurimi me arrest shtëpie, kufizim të lëvizjeve brenda lagjes së banimit dhe as me mbikëqyrje fizike, paçka se ishte kontigjent i tillë hetimor dhe kishte manifestuar rrezikun e largimit.
– Neni 233, detyron SPAK-un dhe gjykatën, që pa asnjë tolerencë të bëjnë ndalimin e daljes jashtë shtetit, të çdo personi ndaj të cilit ligji përcakton dënim me burg, duke i bllokuar pasaportën dhe duke i çuar emrin në policinë kufitare.
Mirëpo, Adriatik Llalla, paçka se ishte dënuar me 2 vite burg, 1 javë para vendimit të formës së prerë, u lejua të arratisej nga Shqipëria, ndërsa SPAK dhe policia, që e dinin se ai ishte larguar i krekosur nga Rinasi, aktruan me aksionin show për gjoja prangosjen e tij.
Dyshimi është, se diktati për arratisjen e Llallës është bërë nga Rama-Meta-Berisha-Basha, për ta lënë 2 vite të lirë, deri sa t’i shuhet masa e burgimit, si detyrim që jo vetëm nuk u ka hapur asnjë dosje, por u ka zhdukur shumë prova të tyre, ndryshe nuk ka si shpjegohen këto fakte:
– Skeda e Adriatik Llallës, nuk figuron si “Person në kërkim” në listën e Interpol-Tirana, paçka se u deklarua zyrtarisht që ai është shpallur i tillë; ndërsa ministria e Jashtme, nuk i ka hequr akoma Pasaportën Diplomatike, paçka se sipas ligjit, duhej t’ia hiqte qysh në momentin që la detyrën; e sidomos pasi u dënua burg.
– SPAK dhe Gjykata, i sekuestuan toka e 1 apartament, por nuk i kanë sektuestruar 11 llogaritë bankare dhe vilën luksoze 1 milionë Euro në Tiranë, ku shkuan e kërkuan për ta arrestuar; ndërsa shefat e PD-PS-LSI, që ulërijnë për çdo të arratisur ordiner, heshtën për ish-kryeprokurorin që u ka mbyllur dhjetëra dosje./Pamfleti