Editorial27 Shtator 2022, 08:53

Si u bë dasma e bijës së El Chapos?

Shkruar nga Pamfleti
Si u bë dasma e bijës së El Chapos?

Si u bë dasma e bijës së El Chapos?

Komentet mbi dasmën e Berishës që u zhvillua në Shijak  ishin të tilla, që ky kërkonte t’i jepte një hov bustit të tij, që donte të thoshte se ‘jetoj përsëri’, dhe mbi të gjitha Berisha ka nevojë të jetë në tavë e të trazojë punët. Por këtë nuk mund ta bëjë pa u dukur, pa shtypur dikë, qoftë edhe të bijtë drejt një dasme periferike.

Shkruan Frrok Çupi

Edhe e bija e tij e bëri dasmën në një periferi të qytetit, ku askujt nuk i shkonte mendja. Madje edhe ajo dasmë u bë në datë 25, veçse jo 25 shtator, por në 25 janar.

Makina e zgjedhur për nusen ishte e blinduar, e rëndë sa një tank, jashtë çdo elegance martesore. Nuk kishte si bënte ndryshe: babai i saj kishte kryer krime të rënda në Meksikë ndaj popullit të tij, dhe ishte i burgosur përjetë në burgun amerikan supermax ADX Florence, Kolorado.

Dhuna e kartelit të drogës në Meksikë, e krijuar nga ‘presidenti’  El Chapo, sot e kësaj dite nuk tregon shenja të ngadalësimit. Vendi ka dëshmuar rreth 35,588 vrasje vetëm në vitin 2019, shkruan The Guardian. Është një shifër dhjetë herë më e lartë se sa njerëz u vranë në luftën e kartelit shtetëror në vitin 1997, në Shqipëri. Por edhe popullsia është 130 milionë njerëz, kur në Shqipëri jemi as 3 milionë.

Arsyeja pse dasma e Alejandrina Gisselle Guzmán, vajza e mbretit të dënuar Joaquín “El Chapo” Gusmán, u zhvillua në kushte të sigurisë së lartë, me makinë të blinduar dhe me shirita të verdhë policie, ka arsye të mëdha.

Të njëjtin ‘ngushëllim’ gjejnë edhe mafiozët në Shqipëri, këta që kanë folur gjithë këto ditë për kartelin e drogës Sialoa e Gusman dhe që akuzuan tre vëllezër të thjeshtë shqiptarë.

Në fakt, vëllezërit Hysi që u përmenden, lidhjet i kanë me Shijakun, një qytet periferik që mbahet si ‘i të fortëve’ dhe ku u zhvillua dasmë e fundit. Edhe Guliacân ku u zhvillua dasma e zonjushën Gusman është ‘një qytet në qendër të perandorisë kriminale të kartelit Sinaloa’, shkruan media perëndimore.

Pse e fshehu martesën bija e mbretit të krimit, El Chapo Gusman?

Arsyeja ‘një’ ishte se edhe vetë dhëndri, Edgar Cazares dhe nëna e tij janë makina të mëdha të larjes së parave. Nuk dihet sa kulla kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, por të paktën njihen për makinën më të fuqishme të larjes së parave. Edhe kulla kanë ndërtuar, nga 19 ose 20 në vit, me pak dollarë- ndoshta 20 mijë; sepse lidhjet me pushtetin politik i kanë akoma të fuqishme. (Meqë ra fjala, dhëndri i Berishës, i këtij që martoi të birin këtë të shtunë, gjatë javës do të paraqitet nën hetim për krimin e ‘larjes së parave’ për 19 kulla).

Në konferencën e mëngjesit nga Pallati Kombëtar i Meksikës, një zyrtar i lartë detajoi edhe mënyrën se si Garcia Luna (Cazares) dhe të afërmit e tij përfitonin nga burimet publike për disa vite. Pa burime publike nuk ka mafie dhe mjerim për viktimat që nuk martohen dot.

Arsyeja tjetër pse dasma e bijës së El Chapos u mbajt në një periferi të fshehur, ka lidhje me krimet e tij dhe me neverinë që ndjejnë njerëzit për atë familje. Për vëzhguesit me përvojë meksikanë, dasma ofroi edhe një herë një kujtesë të pakëndshme të ndikimit të krimit të organizuar në shumë xhepa të vendit.

Por edhe arsyeja pse u bë ajo dasmë, prapë me ‘ndikimin e familjes’ ka lidhje. Komentet mbi dasmën e Berishës që u zhvillua në Shijak  ishin të tilla, që ky kërkonte t’i jepte një hov bustit të tij, që donte të thoshte se ‘jetoj përsëri’, dhe mbi të gjitha Berisha ka nevojë të jetë në tavë e të trazojë punët. Por këtë nuk mund ta bëjë pa u dukur, pa shtypur dikë, qoftë edhe të bijtë drejt një dasme periferike. Ai do që të manifestojë forcë e pushtet, edhe kur nuk e ka.  ‘Amlo i Meksikës thotë se El Chapo “kishte të njëjtin pushtet” si presidentët e kaluar’, shkruante Reuters.

Kështu ka ndodhur me të gjitha martesat e sforcuara. E lindur në SHBA nga Inés Coronel Barreras, një anëtare e kartelit Sinaloa, Coronel Aispuro u takua me Gusman kur ajo ishte 17 vjeçe dhe u martua me të vitin e ardhshëm. Edhe e bija, Alejandrina, u martua me një anëtar karteli, tamam kur e ëma u dënua me tre vjet burg; falë Amerikës u dënua kaq pak, sepse ishte menduar ‘dënim i përjetshëm’; por ishte dhe sanksionuar nga Thesarit Amerikan/Pamfleti

                Ky artikull është ekskluziv i Pamfletit, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Pamfletin dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Editorial #Si u bë dasma e bijës së El Chapos? Frrok Cupi

Editorial