Bota29 Qershor 2022, 09:04

Si u bind Erdogan të heqë veton ndaj Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO?

Shkruar nga Pamfleti

Udhëheqësit nga Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum që i hap rrugën vendeve nordike për anëtarësimin e plotë në NATO. Fotografia: Bernat Armangué/AP

Ditën e djeshme Turqia ra dakord të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Një marrëveshje e minutës së fundit u arrit mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë për të lejuar dy vendet nordike të bëhen anëtarë të NATO-s në prag të samitit të aleancës ushtarake në Madrid.

Pas një periudhe negociatash intensive, Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, të martën në mbrëmje tha: “Kam kënaqësinë të njoftoj se tani kemi një marrëveshje që i hap rrugën Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n”.

“Turqia, Finlanda dhe Suedia kanë nënshkruar një memorandum që adreson shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai.

Megjithatë, nga kjo marrëveshje shumë e fituar ka dalë edhe Turqia, duke plotësuar 2 kërkesat e saj kryesore.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bllokoi përpjekjet e tyre duke këmbëngulur që dyshja nordike të ndryshojë qëndrimin ndaj grupeve kryengritëse kurde që Turqia i konsideron terroristë dhe një gjë është dakordësuar mes palëve.

Kërkesat që iu plotësuan Turqisë

Kërkesat kryesore të Turqisë, të cilat erdhën si befasi për aleatët e NATO-s në fund të majit, ishin që vendet nordike të ndalonin mbështetjen e grupeve militante kurdë të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin ndalimet e tyre për disa shitje armësh në Turqi.

Stoltenberg tha se është rënë dakord që Suedia dhe Finlanda do të heqin kufizimet e tyre për shitjen e armëve në Turqi, teksa do të intesifikojnë punën për ekstradimin e tyre si edhe ndryshimin e ligjit për të ashpërsuar qasjen e tyre ndaj tyre. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenca turke ku tha se marrëveshja e arritur dje nënkupton, “Bashkëpunim të plotë me Turqinë në luftën kundër PKK-së dhe anëtarëve të saj”.

Turqia ka ngritur shqetësime serioze se Suedia ka strehuar, siç thotë ajo, militantë nga Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila mori armët kundër shtetit turk në 1984. Megjithatë Stokholmi zyrtar e mohon akuzën.

Bota Erdogan Finlande NATO Suedi Turqia