Aktualitet 4 Shkurt 2023, 07:10

Si u kap McGonigal? Karamuço tregon planin e ndjekur nga FBI

Shkruar nga Pamfleti
Si u kap McGonigal? Karamuço tregon planin e ndjekur nga FBI

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco, ka treguar si është kapur zyrtari i FBi-së, Mc Gonigal.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në “ABC News” Karamuco tha se zyrtari u përgjua prej kohësh dhe në lojë u fut edhe e dashura e tij.

Paratë nuk jepen asnjëherë pranë zyrave, paratë e fshehta jepen në zona ku nuk interceptohesh, në rastin e tij në parkim.

FBI kishte shumë kohë që e ruante dhe e përgjonte në makinë.

Ata e dinin që paratë ia nuk i çonte në shtëpi, dhe dyshimet i çuan te dashura e tij, aty ku ai i fshihte lekët poshtë parketit.

Për t’i gjetur, FBI i dërgon një letër të dashurës së tij ku tregon se i dashuri i saj nuk është i ndarë, për i martuar.

Pas disa ditësh ata i shkuan në banesë dhe e pyetën nëse personat që ata kishin foto kishin qenë të shtëpinë e saj apo jo, ajo tha jo, por shtoi se për njërin prej ka diçka për të thënë dhe aty u zbulua gjithçka”, shpjegoi Karamuço

Aktualitet FBI karamuço McGonigal