Bota15 Dhjetor 2018, 09:26

Si u tërbuan mediat serbe pas formimit të Ushtrisë së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Si u tërbuan mediat serbe pas formimit të Ushtrisë së

Lajmi për formimin e Ushtrisë së Kosovës ka zënë faqet e para të mediave serbe.  Ata e kanë quajtur këtë një “pushtim” të Kosovës. Njëra nga gazetat “Blic” shkruan se Kosova u pushtua me ngritjen e ushtrisë së saj me ndihmën e SHBA-ve duke dhënë detaje mbi votimin.

“Katër blinda kanë bllokuar rrugën për të shkuar në jug të Mitrovicës, ndërkohë që helikopterë të NATO-s fluturojnë pa pushim mbi Prishtinë”. Ndërkohë, një tjetër gazetë, “Kurir” ka gjithashtu lajm të parë votimin e ushtrisë së Kosovës duke shkruajtur se në sallë gjenden edhe deputetë serb.

Ndërkohë që  gazeta “Alo” është edhe më në ekstrem duke thënë se ushtria e Serbisë po pret urdhrin për të ndërhyrë në Kosovë.

Rajoni Mediat serbe Ushtria