Bota23 Prill 2018, 09:25

“Sikur të dyluftonin një beb i vogël me një burrë”/ Turqia provokon keq Greqinë

Shkruar nga Pamfleti
“Sikur të dyluftonin një beb i vogël me një

Në një kohë tensionesh të shtuara mes Turqisë dhe Greqisë, pas replikave në distancë mes dy presidentëve për çështjen e shkëmbimt të dy ushtarëve grekë të burgosur në Turqi, në këmbim të ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i kërkon në lidhje me puçin e dështuar më 2016, vjen provokomi i radhës nga Turqia.

Një deklaratë e këshilltarit të Presidentit Erdogan, Yigit Bulut mbi një luftë të mundshme mes Greqisë dhe Turqisë ka marrë vëmendje të madhe në mediat helene.

“Ne nuk e llogarisim Greqinë. Janë shumë të vegjël ushtarakisht krahasuar me Turqinë. Një luftë më ta do të ishte sikur të dyluftonin një beb i vogël me një burrë. A ka logjikë këtu?”, u shpreh ai në mediat turke dy ditë më parë

Gjatë kohëve të fundit, raportet mes dy vendeve kanë qenë shumë të tensionuara.

Ballkani