
Silvinjo merr “çelësat” e kombëtares shqiptare, flet menaxheri i ish-ndihmësit të Tites te Brazili
Kureshtja e shumë tifozëve shqiptarë ka marrë fund, ku është bërë e ditur se kush do të jetë timonieri i kuqezinjve, teksa mungon vetëm zyrtarizimi nga FSHF-ja.
Silvinjo do të marrë “çelësat” e kombëtares, ndërsa synimi është kualifikimi në “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani. Në të kaluarën ka qenë ndihmësi kryesor i Tites te Brazili. Për këtë ka folur edhe menaxheri i trajnerit, Edu Shimidt, ku në një intervistë të dhënë për “GOAL” u shpreh:
“Ajo që mund të them është se jemi afër marrëveshjes me Shqipërinë. Ka ende disa detaje për t’u zgjidhur”, tha Edu, teksa ka konfirmuar edhe bisedimet mes palëvë, me disa detaje të vogla që mbeten për t’u zgjidhur.