Sport10 Janar 2023, 16:36

Silvinjo merr lajmin e rëndë një ditë pas zyrtarizimit, mbrojtësi i kombëtares dëmtohet dhe mbyll sezonin para kohe

Shkruar nga Pamfleti
Silvinjo merr lajmin e rëndë një ditë pas zyrtarizimit,

Silvinjo merr lajmin e rëndë një ditë pas zyrtarizimit, mbrojtësi i kombëtares dëmtohet dhe mbyll sezonin para kohe

Silvinjo ka marrë lajmin  e parë të keq në krye të kombëtares shqiptare. Vetëm një ditë pas zyrtarizimit, tekniku brazilian mëson se mbrojtësi i kombëtares ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Bëhet fjalë për Adrian Bajramin, i cili ka thyer fibulën e këmbës së djathtë dhe koha e rikuperimit të tij pritet të jetë nga 4-6 muaj. Kjo do të thotë se dëmtimi i Bajramit është shumë i rëndë dhe në këtë mënyrë do të mbyllë sezonin para kohe.

20-vjeçari, i cili luan me të rinjtë e Benfikës humbet kështu edhe ndeshjet eliminatore të kombëtares shqiptare të muajit mars dhe qershor, duke mos mundur dot të jetë nën urdhrat e Silvinjos.

Adrian Bajrami fraturou o perónio da perna direita. As rápidas melhoras, Bajrami! pic.twitter.com/tWWnJm0aZa

— Information Glorious – SL Benfica (@InformGlorious2) January 8, 2023

Sport Adrian Bajrami mbrojtësi kuqezi Silvinjo trajneri i Kombëtares Shqiptare