Sport17 Janar 2023, 19:22

Silvinjo përballet me situatë të pazakontë që në grumbullimin e parë, dëmtohet titullari i mbrojtjes kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Silvinjo përballet me situatë të pazakontë që në

Silvinjo përballet me situatë të pazakontë që në grumbullimin e parë, dëmtohet titullari i mbrojtjes kuqezi

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të duhet të përballet me një situatë të pazakontë që në grumbullimin e tij të parë në muajin mars. Teknikut do t’i mungojnë lojtarë të cilët janë të dëmtuar dhe pritet të jenë jashtë në atë periudhë të vitit si Broja e Bare, por njëkohësisht janë të shumtë lojtarët e tjerë, të cilët nuk aktivizohen apo janë dëmtuar në këto ditë dhe mund të mungojnë me skuadrat përkatëse, duke humbur minuta të rëndësishme në fushë para sfidës ndaj Polonisë.

I fundit në listën e lojtarëve që kanë pësuar dëmtime është një prej atyre, i cili po shkëlqente me klubin përkatës, Adrian Ismajli. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka qenë titullar i paprekshëm në rreshtimin e kuqezinjve në vitet e fundit dhe është një nga emrat mbi të cilat janë vendosur themelet e ekipit të këtij edicioni.

Ismajli ka luajtur rregullisht me Empolin duke marrë vlerësime pozitive për lojën e tij, por në momentin më të mirë, ai ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë. Gjithçka ndodhi në natën e të hënës, në sfidën që Empoli fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Sampdorias.

Pas një ndërhyrje ku ai u ndëshkua me karton të verdhë, Ismajli mbeti i dëmtuar në fushën e lojës. Ai kërkoi ndihmën e stafit mjekësor dhe mori trajtim, duke u kthyer në fushë i fashuar për të mbyllur sfidën. Por pas pak çastesh sinjalizoi se nuk ia dilte dot dhe u largua përfundimisht nga terreni i lojës. Një telash jo pak i vogël për Silvinjon, pasi Ismajli ishte i vetmi mes qendërmbrojtësve kryesorë të kombëtares shqiptare që po aktivizohej rregullisht me klubin e tij.

Sport Ardian Ismajli mbrojtësi i kombëtares Silvinjo trajneri i Shqipërisë