Sport26 Janar 2023, 15:41

Silvinjo tregon skemën si do të luajë kombëtarja nën drejtimin e tij: Të jemi aghresiv ndaj mesfushorit kundërshtar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Silvinjo tregon skemën si do të luajë kombëtarja nën

Silvinjo tregon skemën si do të luajë kombëtarja nën drejtimin e tij: Të jemi aghresiv ndaj mesfushorit kundërshtar (Video)

Pas zyrtarizimit në krye të kombëtares shqiptare, pritet me interes debutimi i Silvinjos në krye të kuqezinjve. Skema që luante përfaqësuesja jonë u shndërrua në temë kryesore në çdo media në vend, pasi Edi Reja preferonte 3-5-2.

Për këtë ka folur, tekniku i ri brazilian, në një intervistë për “Zëri i Trajnerëve”, ku ka analizuar mënyrën se si do të luajë kombëtarja shqiptare nën drejtimin e tij.

“Mua më pëlqen të luaj me skemën 4-3-3, sepse të jep shumë mundësi, por e vërteta është që në pak lëvizje mund të kalosh nga 4-3-3 në 4-2-3-1, dhe sërish me disa lëvizje kalon në 4-4-2. Gjithsesi, futbolli është shumë më dinamik sesa një skemë e thjeshtë. Duhet të kesh lojtarë që të zbatojnë 2 apo 3 funksione, që kanë këmbë shumë të shpejta, me cilësi shumë të mirë teknike. Kjo bën që gjithë këta numra të zhduken në fushë.

Kur ne luajmë ndaj një skeme 4-3-3 të një kundërshtari, ne duhet të jemi agresivë ndaj mesfushorit kryesor të tij. Kjo bën që skema ime 4-3-3, me dy lëvizje të kthehet në 4-2-3-1. Gjithsesi, ne duhet t’i bëjmë presion edhe mbrojtësit të qendrës. Për këtë, kemi nevojë të kalojmë në një 4-4-2, sepse i duhet bërë presion mbrojtësve të qendrës dhe portierit.

Numrat janë shumë të rëndësishëm dhe unë mendoj se taktika mund të ndihmojë lojtarët që janë në fushë, sepse i jep dy sekonda më shumë për të menduar. Mbulimi preventiv dhe veprime të tjera të ndihmojnë. Unë kam parë trajnerë që e bëjnë si Guardiola, Tite, Mançini, Venger. Natyrisht, edhe rivali bën lojën e tij. Për këtë arsye kam nevojë për lojtarë multifunksionalë, që të luajnë edhe këtu, edhe këtu, edhe këtu. Këta lojtarë të ndihmojnë shumë. Mund të tërhiqet prapa për të fituar një top, mund të luajë mes linjave të reparteve”, u shpreh Silvinjo.

Sport Silvinjo trajneri i ri i kombëtares shqiptare