Politike28 Shkurt 2019, 11:53

“Simbiozë kriminale”, Balla zbulon i kujt ishte skenari i dhunës në protestë

Shkruar nga Pamfleti
“Simbiozë kriminale”, Balla zbulon i kujt ishte skenari i

"Simbiozë kriminale", Balla zbulon i kujt ishte skenari i dhunës në protestë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla deklaroi nga Belshi se veprimet e opozitës janë metoda të vjetra të Berishës që shfaqen sa herë preken interesat e tij dhe të familjes së tij.

“Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cënohen interesat e tij apo të familjes”, u shpreh Balla.

Këtë paradite, Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anastas Angjeli zhvilluan një takim me Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Belsh.

Deputeti socialist tha se personat Berisha, Basha dhe Kryemadhi janë personat përgjegjës për dëmtimin e imazhit të Sghqipërisë prej protestave të dhunshme.

Postimi i plotë:

“Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi më 16 Shkurt, gjithçka patë parmbrëmë në ekranet e TV, në hyrjen e Kuvendit të Shqipërisë, janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që i cënohen interesat e tij apo të familjes së ngushtë politike.

Unë jam krenar ta them që sot, partia Socialiste e Shqipërisë është e konsoliduar në të njëjtin krah dhe sinkron me SHBA dhe BE, e siç e keni ndjekur vetë-vrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush.

Ata vetë vendosën të dalin nga sistemi demokratik ndërsa ne kemi detyrën t’i qëndrojmë strikt dhe besnik mandatit që na është besuar në 25 Qershor.

Mandati i 25 Qershorit ishte referendum. Për Drejtësinë e re.

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë personat përgjegjës për një dëmtim të rëndë të imazhit të Shqipërisë me dhunën e 16 Shkurtit dhe në vijim.

Ato pamje që rikthyen në mendjet e shqiptarëve ngjarjet e rënda të 1997-1998 dëmtojnë në radhë të parë ekonominë e shqiptarëve, dëmtojnë vendet e punës, dëmtojnë mirëqenien e popullit tonë”.

Ne jemi të vendosur të vijojmë punën e nisur”, ka shkruar Balla.

Politike "Simbiozë kriminale" Balla zbulon i kujt ishte skenari i dhunës në protestë