alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

‘Sindroma e Havanës’, CIA paralajmëron Rusinë

25/11/2021, 20:58
ne Bota
A A
'Sindroma e Havanës', CIA paralajmëron Rusinë

Kremlini tha të enjten se Rusia nuk kishte të bënte me të ashtuquajturën “Sindroma e Havanës”, një sëmundje misterioze që ka prekur rreth 200 diplomatë amerikanë, zyrtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që ndodhen jashtë vendit. Reagimi i Kremlinit erdhi në përgjigje të lajmit të publikuar nga Gazeta Washington Post sipas së cilës, shefi i CIA-s e kishte ngritur këtë shqetësim gjatë një takimi me zyrtarë të zbulimit rus.


-Lexo edhe:

“Mjafton që një raketë të godasë në vendin e gabuar”, ekspertja tregon rrezikun që vjen nga centrali bërthamor në Ukrainë

“Putin mund të përdorë armët bërthamore nëse Moska dështon në Ukrainë”, gjenerali jep alarmin për fundin e luftës

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar në takimet politike gjatë vizitës në Rusi të drejtorit të CIA-s, as gjatë takimit me Presidentin Vladimir Putin.

Por ai tha se nuk mund të komentonte mbi bisedat private të mbajtura me shërbimet e sigurisë ruse.

Drejtori i CIA-s, William J. Burns, ka paralajmëruar agjencitë kryesore të zbulimit rus se do të përballen me “pasoja” nëse qëndrojnë pas një sërë incidentesh misterioze që kanë prekur shëndetin e diplomatëve dhe agjentët amerikanë në mbarë botën, të njohura si “Sindroma e Havanës”. Lajmi u bë i ditur për Washington Post nga zyrtarë amerikanë në dijeni të kësaj çështjeje.

Gjatë një vizite në Moskë në fillim të këtij muaji, zoti Burns e ngriti gjatë takimit me drejtuesit e Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) dhe Shërbimit të Zbulimit të Jashtme të këtij vendi, (SVR). Sipas zyrtarëve amerikanë zoti Burns u tha zyrtarëve rusë se dëmtimet e rënda të trurit apo simptoma të tjera shqetësuese që ka pësuar personeli amerikan dhe anëtarët e familjeve së tyre ishte diçka që shkonte përtej kufijve të një sjelljeje të pranueshme për një “shërbim inteligjent profesional”. Zyrtarët amerikanë folën për gazetën në kushte anonimiteti.

Në paralajmërimin që zoti Burns u bëri zyrtarëve rusë ai nuk tha se kë mendonte Uashingtoni se mund të ishte përgjegjës për ato që zyrtarët amerikanë i quajnë “incidente anormale shëndetësore”.

Fakti që zoti Burns formuloi paralajmërimin duke thënë “nëse”, sugjeron se edhe pas katër vitesh hetime nga administrata të ndryshme amerikane Uashingtoni nuk ka arritur ende të përcaktojë shkakun e këtyre incidenteve të pazakonta. Megjithatë, vendimi i drejtorit të CIA-s për të ngritur si mundësi përfshirjen e Rusisë drejtpërdrejt tek homologët e tij në Moskë, nënvizoi dyshimin e thellë të CIA-s për përgjegjësitë e Kremlinit.

CIA nuk ka pranuar të komentojë mbi paralajmërimin e zotit Burns drejtuar zyrtarëve rusë.

Pamundësia për të përcaktuar shkakun e ketyre incidenteve shëndetësore ka shqetësuar ligjvënësit amerikanë e ka shkaktuar zemërim tek diplomatët dhe zyrtarët amerikanë të zbulimit, që janë prekur nga sindromi.

Administrata Biden është përpjekur të tregojë se po e merr seriozisht këtë çështje dhe ka inkurajuar punonjësit në të gjithë qeverinë federale të raportojnë çdo rast të mundshëm. Në muajt e fundit, dy zyrtarë të lartë amerikanë u zëvendësuan pasi u akuzuan se nuk i kishin marrë mjaft seriozisht incidentet: shefi i CIA-s në Vienë, ku dhjetra agjentë zbulimi e diplomatë amerikanë kanë raportuar të jenë prekur nga kjo sindromë, si dhe ambasadorja Pamela Spratlen, zyrtarja më e lartë e Departamentit të Shtetit që mbikëqyrte rastet me Sindromën e Havanës.

Pas largimit të zonjës Spratlen, Sekretari i Shtetit Antony Blinken emëroi Jonathan Moore, një diplomat karriere, në krye të një grupi pune lidhur me këto incidente që prekin shëndetin e diplomatëve apo agjentëve që operojnë jashtë vendit, si dhe një zyrtare tjetër të lartë të Shërbimit të Jashtëm, Margaret Uyehara, për të siguruar që të prekurit nga sëmundja të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Zoti Burns i ka përshkruar publikisht incidentet si “sulme” dhe disa zyrtarë amerikanë dyshojnë se ato janë vepër e operativëve rusë. Zyrtarë të tjerë ia kanë atribuar ato një sëmundje psikogjene të përjetuar nga individë që punojnë në një mjedis me stres të lartë. Ata që fajësojnë Rusinë spekulojnë se ajo mund të jenë përdor armë me rreze, sikurse ato lazer të tjerë kanë vërejtur se ka prova të pakta që lidhin përdorimin e këtyre lloj armesh me simptomat e raportuara.

Në korrik, zoti Burns caktoi një oficer të lartë të CIA-s, që ka luajtur një rol udhëheqës në operacionin për gjetjen e Osama bin Laden-it, në krye të grupit të punës që po heton shkaqet e sëmundjes.

Në gusht, dy punonjës amerikanë në Hanoi raportuan simptoma pak përpara se Nënpresidentja Harris të mbërrinte në kryeqytetin vietnamez për një vizitë zyrtare. Diagnozat e shtynë me disa orë vizitën e saj./VOA

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

“Mjafton që një raketë të godasë në vendin e gabuar”, ekspertja tregon rrezikun që vjen nga centrali bërthamor në Ukrainë

08/08/2022, 18:29
Bota

“Putin mund të përdorë armët bërthamore nëse Moska dështon në Ukrainë”, gjenerali jep alarmin për fundin e luftës

08/08/2022, 18:12
Bota

Çfarë po “gatuhet” në prapaskenë? Pas vizitës në Rusi, Erdogan paralajmëron tur takimesh në Ballkan

08/08/2022, 16:40
"Skandali i përgjimeve të liderit të PASOK, një “Watergate” grek", The Guardian: A do të bjerë qeveria e Mitsotakis?
Bota

“Skandali i përgjimeve të liderit të PASOK, një “Watergate” grek”, The Guardian: A do të bjerë qeveria e Mitsotakis?

08/08/2022, 14:19
Plas grushti në studio televizive, deputeti dhe truproja rrahën brutalisht gazetarin
Bota

VIDEO/ Plas grushti në studio televizive, deputeti dhe truproja rrahin brutalisht gazetarin

08/08/2022, 12:23
Bota

“Financial Times”: Perëndimi është i shqetësuar për marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta midis Rusisë dhe Turqisë

08/08/2022, 11:17
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Politika gjermane ndaj Ballkanit në të ardhmen: Dora e gjelbër

Politika gjermane ndaj Ballkanit në të ardhmen: Dora e gjelbër

'Udhëheqësve u duhet kohë të vijnë tek e drejta', revoltohet Erion Braçe: Ligj klientelist!

Lajmi i Dites

Spiunesha që i jep dosjet Brisit të Monikës është Jona Shaba e stafit Anti-korrupsion të Ulsi Manjës

Spiunesha që i jep dosjet Brisit të Monikës është Jona Shaba e stafit Anti-korrupsion të Ulsi Manjës

08/08/2022, 10:21

Lajmet e fundit

Pse Ilir Meta nuk e kërkon dosjen e Sigurimit? 3 hapat e thjeshtë që duhet të ndjekë ish-presidenti për të treguar nëse është apo jo spiun

08/08/2022, 19:13

Zjarri në Selenicë rrezikon banesat, ndërhyn helikopteri i ushtrisë; situatë problematike në Shkodër dhe Mat

08/08/2022, 18:48

Çfarë po e mban Berishën e Metën në Tiranë në mes të vapës së gushtit?

08/08/2022, 18:39

Meta i fiksuar se Berisha i zbuloi dosjen e Sigurimit, do kreun e opozitës si kompensim?

08/08/2022, 18:32

“Mjafton që një raketë të godasë në vendin e gabuar”, ekspertja tregon rrezikun që vjen nga centrali bërthamor në Ukrainë

08/08/2022, 18:29

“Putin mund të përdorë armët bërthamore nëse Moska dështon në Ukrainë”, gjenerali jep alarmin për fundin e luftës

08/08/2022, 18:12
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In