
Sindroma Shqiptare e Stokholmit
Nuk dihet c’po ndodh me dy shtetet shqiptare, kur qeverite ne Tirane dhe ne Prishtine rrethohen e sherbehen me keshilltare jugosllave, te cilet qajne per Jugosllavine e Serbise dhe urrejne kombin shqiptar,flamurin shqiptar, identitetin shqiptar.
Shkruan Shaban Murati
Nuk dihet c’po ndodh me shtetin dhe me popullin shqiptar, kur sheh se perfaqesuesit e shoqerise civile, qe i con per aktivitete ne Beograd, qellojne gjithmone filoserbe. Drejtuesit e instituteve studimore te Shqiperise, qe kane marre persiper te realizojne endrren futuriste te pajtimit historik shqiptaro-serb, zgjidhen qe ta bejne si filoserbe.
OSBE, ku Shqiperia paguan kontribute, sa here ben panele apo dialogje shqiptaro-serbe, perfaqesuesit shqiptare i zgjedh filoserbe. Agjencite zyrtare Shqiptare, kur zhvillojne aktivitete dypaleshe ne Beograd, nuk cojne punonjesit e tyre, por marrin e cojne atje filoserbe ne profesion te lire, qe i paguajne nga buxheti shteteror.
Nuk dihet c’po ndodh me dy shtetet shqiptare, kur qeverite ne Tirane dhe ne Prishtine rrethohen e sherbehen me keshilltare jugosllave, te cilet qajne per Jugosllavine e Serbise dhe urrejne kombin shqiptar,flamurin shqiptar, identitetin shqiptar.
Nuk dihet c’po ndodh ne politiken shqiptare, kur historia e politikes shqiptare provon se monarkiste dhe antimonarkiste,komuniste dhe antikomuniste,demokrate dhe antidemokrate, clirimtare dhe kolaboracioniste,kane nje atraksion fatal per Serbine.
Me sa duket sindroma e Stokholmit kap jo vetem individet, por edhe shtetet, edhe popujt.