Aktualitet21 Qershor 2019, 19:37

Sinjale për një protestë të qetë?! Basha do të jetë në protestë me bashkëshorten dhe dy vajzat

Shkruar nga Pamfleti
Sinjale për një protestë të qetë?! Basha do të

Duhen edhe pak kohë që të nisë protesta e opozitës së bashkuar, e 9-ta në radhë, e cila do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” kundër qeverisë, të cilën e konsideron kriminale. Pritet që të jetë një protestë e qetë. Lideri i opoziotës ka thënë se do të dalë në shesh me bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura. Mbi 1700 forca policie janë instaluar që paradite.

Protesta do të nisë me marshim nga ana e protestuesve. Policia ka dhënë leje që të bëhet protestë deri në orën 22:00. Gjithçka paraqitet e qetë deri në këto momente. Kryeministria është blinduar me dyer metalike, për ta mbrojtur.

Në të gjitha protestat ka pasur protestues që kanë hedhur mjete piro-teknike. Në shumicën e tyre është hedhur gaz lotsjellës. Sot një ish-zyrtar i lartë nga PD Florenc Hoxha ka lënë qelinë dhe është në arrest shtëpie.

Aktualitet