Bota 8 Shkurt 2023, 14:02

Siria e braktisur mes dëshpërimit: Bota sytë nga Turqia, ne nuk na ndihmon njeri!

Shkruar nga Pamfleti
Siria e braktisur mes dëshpërimit: Bota sytë nga Turqia, ne nuk

Por në këto momente, njerëzve të përballur me tragjedinë e humbjes së të afërmve, humbjes së çdo gjëje që zotëronin e që për të cilën kishin punuar në jetë, politika është gjëja e fundit që u shkon në mendje.

Rreth botës sot jehoi dënesa e dhimbshme e Samer Al-Saraqbit nga qyteti verior sirian i Xhindiresit, i cili humbi 12 pjestarë të familjes në këtë fatkeqësi.

“Jemi të shkatërruar krejtësisht, ne s’ka kush të na shpëtojë”, thotë burri mes lotësh teksa shtrëngon në krahë trupin e fëmijës së tij të pajetë.

Shpesh, edhe thjesht me duar, banorët përpiqen t’i nxjerrin vetë njerëzit nga rrënojat.

“I dëgjojmë zërat e tyre, e kuptojmë që janë gjallë, po përpiqemi por s’kemi sesi t’i nxjerrim. Nuk kemi mjete, nuk kemi asnjë lloj kapaciteti këtu. I bëjmë thirrje çdo vendi që të mundet, bëjmë thirrje për hir të njerëzve këtu, na ndihmoni. Nëse keni ndërgjegje, na ndihmoni”, tha një banor.

Me spitalet e mbushur plot, shumë të lënduarve ndihma e parë u jepet në rrugë apo në automjete.

Lufta civile shumëvjeçare e ka lënë Sirinë pa kapacitetet e nevojshme për të menaxhuar katastrofa të mëdha, ndërsa apelet për ndihmë nga perëndimi bëhen gjithmonë e më të dëshpëruara, aq më tepër që tërmeti në këtë pjesë të kufirit goditi më shumë pikërisht ata njerëz, të cilët edhe më parë jetonin në kushtet e një varfërie të thellë.

Ndërkohë sot Siria ka kërkuar zyrtarisht ndihmë sipas një skeme që është krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore nga BE.

Dërgimi i ekipeve në Siri do të ishte më i ndërlikuar se Turqia – me kontrollin në veri të ndarë mes qeverisë dhe grupeve rebele.

Dje, BE tha se po kërkonte të ofronte ndihmë në Siri përmes rrjeteve ekzistuese humanitare.

Brukseli nuk e njeh Bashar al-Assad-in si kreun legjitim të shtetit dhe ka vendosur sanksione ndaj regjimit – me kontakte përgjithësisht të nivelit të ulët midis Damaskut dhe Brukselit.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka thënë gjithashtu se ekipet duhet të kenë mbështetjen e autoriteteve në terren, përndryshe do të ishte e pamundur të punohej në mënyrë efektive dhe të sigurt.

Bota #Tërmeti në Siri ndihma