Aktualitet 3 Tetor 2022, 13:18

Sistemi MEMEX u godit nga hakerat, Kikia: Dëm shumë i madh, është cënuar siguria!

Shkruar nga Pamfleti
Sistemi MEMEX u godit nga hakerat, Kikia: Dëm shumë i madh,

Gazetari, Mentor Kikia është shprehur se hakerat kanë pasur për qëllim të marrin të dhëna nga sistemet online dhe jo të ndërpresin shërbimin për qytetarët.

“Publikuesit dhe hakërruesit dëshmojnë që qëllimi i gjithë grabitjes nuk ka qenë bllokimi i shërbimit online, por grabitja e të dhënave me ndjeshmëri të madhe që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë dhe dëmtimi i standardit të sigurisë. Ky publik është një dëm parësor mbi strukturën më të rëndësishme të ligjzbatimit siç është policia e shtetit”, u shpreh ai.

Gazetari nënvizoi se sistemi Memex është magazina e të gjithë punës hetimore, ku arkivohen emra të dyshuar për veprimtari kriminale.

“Publikimi i tyre është një dëm shumë i madh”, u shpreh ai për Euronews Albania.

‘Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë. Në dokumente shfaqen të dhënat e personave që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Aktualitet hakerat