Sport10 Prill 2022, 19:46

Siti dhe Liverpuli ndajnë pikët në supersfidën për titullin, dueli për kampionatin vijon në distancë

Shkruar nga Pamfleti
Siti dhe Liverpuli ndajnë pikët në supersfidën për

Siti dhe Liverpuli ndajnë pikët në supersfidën për titullin, dueli për kampionatin vijon në distancë

Nuk ndryshon asgjë në garën për titullin kampion të Premier Ligës, me Mançester Sitin dhe Liverpulin që kanë nga një pikë më shumë, por një pikë diferencë mes tyre dhe fituesi do të vendoset nga duelet në distancë në 7 javët e fundit të kampionatit.

Finalja e parakohshme e kampionatit anglez në “Etihad Stadium”, u ngjit menjëherë në nivelin e pritshmërive, duke prodhuar plot 4 gola, raste të panumërta dhe ritëm të jashtëzakonshëm.

“Citizens” ishin më agresivë në fillim të ndeshjes dhe gjetën të parët avantazhin, teksa me pak fat mund të kishin shënuar edhe golin e dytë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për vendasit.

45 minutëshi i dytë nisi vrullshëm për Liverpulin, që barazoi për vetëm 46 sekonda me Sadio Mane dhe “flirtoi” në 3-4 raste me golin e avantazhit, ndërsa “Citizens” u zgjuan pas minutës së 60, por vetëm për ta bërë më interesante ndeshjen.

Vërshëllima finale e arbitrit Enthoni Tejlor la në fuqi barazimin 2-2, që jo vetëm nuk ndryshon asgjë në renditje, por as në bilancin e përballjeve Guardiola-Klop, me dy trajnerët që kanë fituar nga 9 ndeshje secili dhe kanë barazuar 5 tashmë, në 23 sfidat direkte me njëri-tjetrin.

Sport Liverpul Mançester Siti Premier Liga