Aktualitet12 Nëntor 2022, 15:48

Siti mposhtet nga Brentfordi në fund, skuadra e Strakoshës shtang kampionët e Anglisë në “Etihad”

Shkruar nga Pamfleti
Siti mposhtet nga Brentfordi në fund, skuadra e Strakoshës shtang

Siti mposhtet nga Brentfordi në fund, skuadra e Strakoshës shtang kampionët e Anglisë në “Etihad”

Mançester Siti ka zhgënjyer në sfidën përballë Brentfordit në shtëpi, duke pësuar një humbje në minutën e fundit me rezultatin 1-2.

Ivan Tonej ishte heroi i kësaj sfide, i cili shënoi që në minutën e 16 për të kaluar miqtë në avantazh. Në fundin  pjesës së parë, ishte Fil Foden ai i cili barazoi përkohësisht shifrat.

Skuadra e Guardiolës më pas u pa si pretendente për të marrë tre pikët, por në minutën e 98, ishte sërish Tonei, i cili ndëshkoi “Qytetarët”.

Kançelo ishte protagonist i një gjesti të shëmtuar në minutën e 84 kur kërkoi një penallti me simulim. Portugezi, i cili kërkoi menjëherë falje, u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri.

Kështu, Mançester Siti vazhdon të qendrojë në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Brentfordi ngjitet në vendin e 10 me 19 pikë.

Uncategorized Brentford Mançester Siti Premier Liga