Sport22 Janar 2023, 17:30

Siti triumfon ndaj Ullverhempton, Haland i lindur për rekorde, norvegjezi shkruan historinë e “Qytetarëve”

Shkruar nga Pamfleti
Siti triumfon ndaj Ullverhempton, Haland i lindur për rekorde, norvegjezi

Siti triumfon ndaj Ullverhempton, Haland i lindur për rekorde, norvegjezi shkruan historinë e “Qytetarëve”

Mançester Siti vijon ndjekjen ndaj Arsenalit, teksa sot fitoi me rezultatin e pastër 3-0 në Etihad ndaj Ullverhempton. Ishte Erling Haland që realizoi golin e parë pas 40 minutash lojë, pas një asisti të De Brojne. Po sulmuesi norvegjez tregoi klasin e tij edhe në pjesën e dytë, me 2 gola të tjerë.

Tashmë, ka katër hattrick këtë sezon për Erling Haland, sezoni i tij i parë në Premier Ligë. Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola në shtëpi në një sezon të vetëm në Premier Ligë për Sitin sesa Erling Haland, i cili ka realizuar 18 gola në 11 paraqitje në “Etihad Stadium” këtë sezon (më shumë se Serxhio Aguero në sezonin 2011-2012).

Erling Haland ka shënuar hat-trickun e tij të katërt në Premier Ligë vetëm në paraqitjen e tij të 19, duke thyer rekordin e Rud van Nistelroi (hat-triku i katërt në ndeshjen e 65).

Ekipi i Guardiolës është në vendin e dytë me 45 pikë, 2 më pak se Arsenal kryesues. Wolves është në vendin e 17-të me 17 pikë.

Sport Mançester Siti Premier Liga Ullverhempton