Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në studion e emisionit “Pikat mbi i”, situatën në PD, protestën e 8 janarit dhe çfarë vjen më pas.
Ngjela deklaroi se ka informacione për një organizatë dhe se gjendja në Shqipëri është jo e mirë, pasi ka ndërhyrë agjentura ruse. Sipas tij, duan të falimentojnë biznesin e vogël me të cilin mbahet ekonomia e vendit.
“Është çështje hetimi, hetimi është sekret. Mund të vazhdojë 4 muaj, 6 muaj. Unë kam një informacion, por nuk e mbaj dot emrin e asaj organizatës, problemi është që gjendja në Shqipëri nuk është e mirë. Ndërhyn agjentura ruse dhe sot janë sulur që të falimentojnë biznesin e vogël. Nuk është shtet kapitalist ky se nuk ka bursë. Ata janë sulur drejt biznesit të vogël dhe unë kam të dhëna që biznesi i vogël po falimenton. Këtu po sulmohet që të falimentojë biznesi i vogël. Kanë hyrë me para për ta falimentuar. Skemat i bëjnë shërbimet. Po ecim drejt kësaj pike. I janë sulur biznesit të vogël. Ky që ka 8 vjet që e ka lënë Shqipërinë pa bursën e monedhës, ose të paktën të fillonte kooperimin e kapitalit. Nuk ka kapitalizëm këtu. E kanë parë që ky vend funksionon përmes biznesit të vogël dhe po e falimentojnë. Gjithë shërbimet e huaja që janë kundër nesh janë hedhur në sulm. Kanë një skemë që do e nxjerr këto ditë. I janë sulur biznesit të vogël.”, u shpreh Ngjela.