Politike24 Tetor 2022, 19:16

Situata në kampin opozitar, Dashamir Shehi kundër Berishës: Nuk mund të jetë kreu i të gjithë opozitës, duhen figura të reja

Shkruar nga Pamfleti
Situata në kampin opozitar, Dashamir Shehi kundër Berishës: Nuk

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se rikthimin e Sali Berishës në krye të opozitës, nuk është receta më e mirë për kampin opozitarë.

Shehi shtoi gjithashtu se opozita ka nevojë për emra të rinj dhe jo për hallet e të tjerëve, të cilat po i shkaktojnë shumë dëme.

Berisha do të jetë shefi i të gjithë opozitës, por kjo nuk është receta më e mirë për opozitën. Berisha bën mirë që takohet me të gjithë, ai do të jetë shefi i të gjithë opozitës dhe unë nuk them që është receta më e mirë për opozitën. Opozita ka nevojë për njerëz të rinj, s’ka nevojë për hallet e të tjerëve. Berisha ka njerëzit e vet, opozita të vetët. Se kush është e ardhmja e çdo kujt mbetet për t’u parë. Le ta bëjmë luftën me armët që kemi. Unë do kisha preferuar fytyra të reja.  Po e ngatërrojmë veten me ca halle që nuk i kemi. Nuk i bëjnë mirë kampit opozitar. Duhet t’i lëmë protagonizmin, fushatën atij që do jetë në krye të bashkisë, njerëzit e rinj janë të vlefshëm, bashkë me shqiptarët janë një pasuri e madhe”, tha Shehi për emisionin “Zona Zero”.

Politike Berisha opozita shehi