Aktualitet22 Nëntor 2022, 09:25

Situata nga moti i keq/ Përmbytje në disa fshatra në Lezhë, disa rrugë ende të pakalueshme

Shkruar nga Pamfleti
Situata nga moti i keq/ Përmbytje në disa fshatra në Lezhë,

Reshjet e shiu kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qarkut të Lezhës. Gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes ka rënë rreth 20 mm shi. Situata është përmirësuar ndjeshëm, mirëpo meteorologët paralajmërojnë rikthim të reshjeve intensive në orët në vijim. Sipas autoriteteve lokale rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit përgjatë rrugës.

Njoftimi i Bashkisë:

Situata në territorin e Qarkut Lezhë ora 8:00, datë 22.11.2022

Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes kemi patur rreth 20 mm reshje.

Situata e deritanishme paraqitet si më poshtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, kemi ulje të nivelit të ujit me rreth20cm.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat I prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet.

Nga ana e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuar në fshatin Mabë.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuote kritike.

Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.

Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Mbetemi në kontakt.

Aktualitet moti i keq qarku Lezhe