Politike21 Nëntor 2022, 14:50

Situata nga përmbytjet, 9 deputetë të PD-së kërkojnë interpelancë urgjente me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Nëntë deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën e rëndë nga përmbytjet në disa qarqe të vendit.

Shkresa për interpelancë është firmosur nga deputetët: Helidon Bushati, Ramadaj Likaj, Emilia Koliqi, Merita Bakiu, Andia Ulliri, Flamur Hoxha, Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu.

Situata  me përmbytjet vijon të mbetet shumë problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje.

Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.

Nuk kanë munguar edhe akuzat nga kreu i PD-së, Sali Berisha se zonat janë përmbytur për shkak të keqmenaxhimit të hidrocentraleve.

Ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se opozita ka vjedhur aq shumë, sa tani shohin vetëm vjedhje pas çdo gjëje. Kreu i qeverisë nënvion se strukturat janë në terren për të ndjekur nga afër situatën.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike #Situata nga përmbytjet 9 deputetë të PD-së kërkojnë interpelancë urgjente me Ramën