Politike25 Qershor 2019, 20:14

Situata politike e rënduar, Basha lajmëron deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp

Shkruar nga Pamfleti
Situata politike e rënduar, Basha lajmëron deklaratë të

Pas Monikës, Basha zbulon se si do jetë protesta nesër: Nesër do jemë me familjen, këtij regjimi po i vjen fundi

Shefi i opozitës do të komentojë sërish situatën politike e cila është rënduar akoma më tepër pas konferencës për shtyp të Presidentit Ilir Meta mëngjesin e sotëm. Ndërkohë pritet të shprehë qëndrimin e fortë të opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit që duket se po shkojnë të sigurta drejt zhvillimit.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha lajmëroi pak minuta më parë një dalje për median. Burimet pranë kryetarit të PD bënë të ditur se Basha do të dalë për të mbrojtur edhe një herë tjetër vendimin e Metës për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kujtojmë se më herët kreu i shtetit Meta apeloi që palët të ulen për dialog me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.

Politike