Sport 8 Shkurt 2022, 20:40

Sjellje skandaloze ndaj gjyqtares femër, modeli i futbollit që Armand Duka promovoi sot në Shkodër (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sjellje skandaloze ndaj gjyqtares femër, modeli i futbollit që Armand

Sjellje skandaloze ndaj gjyqtares femër, modeli i futbollit që Armand Duka promovoi sot në Shkodër (Video)

Nëse doni të kuptoni se çfarë modeli promovon prej vitesh Armand Duka në Federatën Shqiptare të Futbollit, mjafton të shikoni këtë video skandaloze.

Burri në rreth quhet Lazër Matija, njeriu që Armand Duka sapo zgjodhi në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, duke manipuluar zgjedhjet përmes së njëjtës skemë që vodhi edhe në zgjedhjet e Tiranës.

Rasti në video ilustron një ndeshje ndërkombëtare futbolli të ekipit të Vllaznisë për femra në vitin 2014, kohë kur Lazer Matija ishte President i saj. Njeriu i Dukës ka hyrë në fushë me dhunë dhe ka tentuar të konfrontohet me gjyqtaren kryesore të ndeshjes. Por, në pamundësi për ta kryer atë akt, ka bërë një gjest të shëmtuar, shkruan “BalkanWeb”.

Rastet e dhunës dhe huliganizmit në sport të njeriut që sot Armando Duka promovoi për të përfaqësuar futbollin shkodran nuk janë pak. Jo më larg se në nëntor 2021, Matija do të përsëriste dhunën fizike edhe ndaj vetë gjyqtarëve.

FSHF mbylli syrin pavarësisht provave të shumta, duke u mjaftuar vetëm me dy ndeshje pezullim. Dhe shpërblimi nuk mungoi. Pikërisht sot, si Lazër Matija, ashtu edhe dy delegatët e tjerë; Edi Martini dhe Alfred Pjetri, të cilët u zgjodhën për asamblenë e 2 marsit, mbështesin Armand Dukën si president të ardhshëm.

Sport Armand Duka FSHF kreu i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër Lazër Matija