Politike 5 Tetor 2022, 22:28

“S’ka më një dorë në revani dhe një në bakllava”, Kryemadhi sulmon “Foltoren”: Po humbin kohë kot me primaret, duhej të ishin bërë në maj

Shkruar nga Pamfleti
“S’ka më një dorë në revani dhe një në

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka rezervat e saj për procesin e primareve të propozuar nga Sali Berisha për të zgjedhur kandidatë për kryetarë bashkish të opozitës.

Në “Ora e Betit” ajo zbuloi se kontestimi i parë ka të bëjë për përfshirjen e simpatizantëve pasi sipas saj i jep mundësi të PS të kamuflohet brenda tij.

Ajo nënvizoi se sa më shumë të zvarritet ky proces aq më shumë i kontestuar do jetë.

Primaret bëhen me anëtarët e PD apo me simpatizantë? Me simpatizantë ti çon Erion Veliaj  treçerekun e simpatizantëve këtu të partisë në Tiranë që ti bleu në zgjedhjet e 25 prillit. Për mua primaret bëhen në një vend demokratik, Shqipëria nuk është vend demokratik. Primaret po të ishin bërë do ishin bërë në maj. Në shtator duhet të kishte nxjerrë kandidatët dhe të kishe mbushur sheshet.

Duhet ta ndajnë mendjen dhe ata që e rrethojnë doktorin, një dorë në revani dhe një dorë në bakllava nuk ka më. Ata që rrethojnë doktorin të bëjnë primare që të zgjedhin Bledin se është më afër me ne dhe bizneset tona dhe jo Betin se është opozitare dhe na prish koncesionet, nuk mund të vazhdojë pa fund. Populli nuk është budalla. Sa më shumë  të zgjasësh primaret…njëlloj si Lulzim Basha. Sa më shumë të vonohet PD për primaret aq më i kontestuar bëhet procesi. Për ne nuk është problem, jemi dy itentitete të ndryshme por jemi në një llogore.

Zvarritja e pozicionimit të qartë të kandidatëve është efektivitet maksimal për Edi Ramën dhe Erjon Veliaj, sidomos për Tiranën. Në bashkitë e mëdha ku interesat financiare të Ramës, Rilindjes, grupeve, bandave ekonomike dhe oligarkëve janë të mëdha, duhet të jesh i qartë se humbet përfundimisht opinionin publik dhe vret atë pak fije shprese”, tha ajo.

Politike #primare Kryemadhi